Meghan Markle

Meghan Markle shfaqet e përlotur në dokumentarin e 'Netflix': U përpoqa shumë të përshtatem me familjen mbretërore

15 Dhjetor 2022, 19:58| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 20:06

  • Share

Meghan Markle është prekur dhe ka qenë duke qarë gjatë episodit më të fundit të dokumentarit “Harry & Meghan”. Ajo tha se kishte “punuar shumë me veten” për të qenë pjesë e familjes mbretërore dhe për t’iu përshtatur asaj, duke lënë kështu të kuptohet rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë në mbretëri.

“Unë u përpoqa shumë. Ishte hera e parë që ndjeva sikur dikush e pa sakrificën, jo për vendin tim, për këtë vend”-tha ajo për një burrë i cili kishte hequr kapelën duke treguar respekt teksa ajo largohej me avion.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore vetëm pak përpara se të lindte vajza e tyre .

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?