Princ Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë me gjithë publikun portretin e fëmijëve të tyre, Archi dhe Lilybet përmes dokumentarit në “Netflix”. Më parë çifti ishte i rezervuar për të treguar portretin e fëmijëve, por duket se vajza e tyre e vogël është rritur që nga hera e fundit kur kanë postuar foto apo kur fotografët kanë arritur të shkrepin disa momente fantastike nga daljet mbretërore. Ndjekësit e çiftit janë të emocionuar që ata kanë vendosur të tregojnë historinë e jetës së tyre, ndjesitë dhe portretet e fëmijëve, duke u bërë kështu më të afërt me njerëzit dhe duke vendosur t’i japin shkëlqim festave të fundvitit.
Tani Meghan Markle po ndan shumë foto dhe citate për fëmijët e tyre. Në një foto delikate, e cila u transmetua në episodin e katërt, Megan duket e relaksuar me xhinse të ngushta dhe një këmishë që mban Archie dhe Lilybet.