Megi Pojani

Megi Pojani jep mendimin e saj për lidhjen e dashurisë mes Elhaidës dhe Ledianit: Nuk kam besim te marrëdhënia e tyre

31 Dhjetor 2022, 08:26| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 08:30

  • Share

Megi Pojani ka reagur pas konfirmimit të lidhjes së Elhaidës dhe Ledianit, duke thënë se kishtë dëgjuar për lidhjen e tyre, por nuk e besonte lajmin. Ajo thotë se nuk ka besim në marrëdhënien që ata të dy kanë krijuar dhe në vërtetësinë e ndjenjave.

“Po bëj një parantezë përpara se të mendojnë se unë jam xheloze për Ledin. Unë me Elhaidën kam pasur komunikim shumë të pakët gjatë kohës që kemi qenë në “Dancing with The Stars”. Elhaida ka paur një përulësi që unë të paktën nuk e kam aplikuar. Ka njerëz që e pëlqejnë dhe e duan. Në sytë e mi që ka qenë kokulur ka preferuar të heshtë dhe t’i pranojë me një buzëqeshje, që unë nuk e kam në karakterin tim. Për këtë arsye unë jam habitur, pavarësisht se kisha dëgjuar gjërat por si besoja”, tha ndër të tjera Megi Pojani

Ditët e fundit, lidhja e këngëtares me balerinin është komentuar së shumti si thashethem, por këngëtarja thotë se është e vërtetë. Ata e konfirmuan lidhjen e tyre me një puthje gjatë kërcimit të kompeticionit të kërcimit. Gjatë kërcimit të dytë në natën gjysmëfinale, Elhaida dhe Lediani kanë shkëmbyer puthje mes tyre.

 Pas bërjes publike të romancës me Elhaidën, doli në dritë edhe fakti që Ledani prej vitesh ka qenë i fejuar me një bionde simpatike të quajtur Ditjona Bora, lidhje e cila nuk ka shumë që ka përfunduar. Ndonëse arsyet e ndarjes nuk janë bërë kurrë të ditura.

Ka qene Elhaida Dani ajo që e ka ndarë lajmin me publikun pas akuzave se ka ndërhyrë në jetën e çiftit.

“Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj, kjo shpejgon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi. Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”- shkruan Elhaida.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pro dashurisë: 08/01/2023 19:59

    O Megi, ti je vite dritë larg Elhaidës. Të kuptosh e provosh ndjenjat e vërteta të Elhaidës nuk do e kesh shansin sepse duhet të kesh shpirt së pari e ta kesh të pastër së dyti. Ri e bëj llogje e mbaji pishën atyre që dashurohen e çfryu nga pak kur të hypën. K Laj gojën kur të flasësh për Elhaidën ti.

    Përgjigju
  • anna: 31/12/2022 08:37

    Kur te jep leksion dhe kjo aman o zot. I duhen dhe 100 vite jete te qete te shkoje ne nivelin e Elhaides.

    Përgjigju
    • Emilia.: 02/01/2023 05:59

      Elhaida nuk eshte e perulur por eshte e kulturuar dhe nga edukata qe ka eshte modeste.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?