Politikë

Mehmetaj në ‘5 Pyetjet’: Basha iu dha fund protestave se e dinte që do dilnin jashtë kontrollit! Pas 25 prillit kuptuam se marrëdhënia me PD-në nuk ishte e sinqertë

29 Nëntor 2021, 22:31| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 07:34

  • Share

TIRANË- Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj përballë gazetarit Ilir Babaramo në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën. Për këtë arsye, sipas saj Basha iu dha fund protestave.

“Ne si LSI u dëmtuam shumë duke filluar që nga djegia e mandateve, mospjesëmarrje e zgjedhjeve lokale dhe më pas për gjithë mënyrën si shkoi procesi zgjedhor. Ne i morën këto vendime duke marrë në konsideratë atë që do vinte pas këtij vendimi që  u prezantua nga Basha, ku u tha se ishte diskutuar me faktorët ndërkombëtar. Flitej për një plan gjerman që do suportonte do mbështeste, që do hapte rrugën për zgjedhje të përgjithshme. Protestat tona shkonin në këtë vijë. Pas protestës së dytë, ku ka folur edhe Kryemadhi u ndërpre ai model proteste dhe filloi një protestë ku në qendër ishte Basha. Ne nuk ishim të njohur me mënyrën sesi vazhdonte protesta, informoheshim gjatë protestës sesi do e merrte drejtimin.

Deri në një moment që u kuptua pas asaj që ndodhi pas zgjedhjeve lokale, ose do merrnin një drejtim që s’do ishin në dorë të opozitës, sepse qytetarët nuk do mund të prinin më lojërat tona politike, ose do iu vinte një fund, siç iu erdhi. Ose do dilnin nga kontrolli dhe pastaj përgjegjësinë do e merrte Basha si kryetar i partisë më të madhe që ndërmori këto protesta. Basha s’ka qenë në gjendje që të marrë përgjegjësi për veprimet që merrte ose ka qen një plan qysh i atëhershëm i zotit Basha me këdo që vazhdon të jetë në qeverisje për të vazhduar këtë rrugën e çuditshme të Shqipërisë që nuk po e merr një drejtim”, tha Mehmetaj për Report Tv.

Që prej humbjes në 25 prill, marrëdhënia mes LSI-së dhe i PD-së është shkëputur, kjo e vënë re edhe nga vendimet e kundërta që dy palët kanë marrë në kuvend, apo nga sulmet në bllok që i kanë ardhur kryedemokratit Lulzim Basha nga anëtarët e LSI-së.

Kejdi Mehmeti tregon se tashmë LSI e ka ndarë rrugën e saj me demokratet, pasi kanë kuptuar se marrëdhënia me Bashën nuk ishte e sinqertë, por ky i fundit kishte si qëllim vetëm forcimin e pozitave të tij.  

“Në përfundim të zgjedhjeve LSi vendosi që kishte ardhur momenti që të merrnin kohën tonë për të reflektuar mbi vendimmarrjen që kishim bërë këto 4 vite por edhe për të bërë një analizë se çfarë shkoi dhe jo në atë rezultat. Në analizën e atyre faktorëve analizojmë sjelljen e qeverisë, sjellja e partnerëve tani, por edh e një analizë tonën të brendshme. Kuptuam që një pjesë e vendimarrjeve që kishim bërë gjatë këtyre viteve të ndikuara edhe në raport me PD, ishin viktimë që ndikuan edhe në rezultat përfundimtare të zgjedhjeve.

Gjatë procesit zgjedhor dhe në 25 prill ne kuptuam që raporti me PD, në këtë rast me zotin Basha, nuk ishte një raport i sinqertë nga të dy krahët dhe ti qëndronte moralit dhe vizonit me të cilin LSI ishte futur në këtë raport dhe moralit dhe vizionit me të cilën ne firmosëm një marrëveshje parazgjedhore. Basha kishte qëllim të forconte pozitat e tij, nuk e di unë ndonjëherë kam enigmë mbi mënyrën e sjelljes, nuk dëmtoi vetëm aleatët por edhe vetëm e tij, një lider është i tillë sepse ka ambicien që të jetë në qeverisje që të shpalosë idetë sesi do ti shërbejë qytetarëve. Bash ka dëshirë të jetë përjetë në opozitë”, u shpreh Mehmetaj.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?