Mehmetaj në Report Tv: LSI qëndrim të qartë për sistemin zgjedhor, opozita do të dalë me propozimet e saj

10 Janar 2020, 17:10| Përditesimi: 10 Janar 2020, 17:23

  • Share

E ftuar në studion e “Report TV” nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj u shpreh se LSI ka një qëndrim të qartë që prej vitit 2008 për sistemin zgjedhor. Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka nevojë për një marrëveshje jo transparente për këtë çështje dhe se nuk ka për të ndodhur. Koalicioni opozitar është në sintoni të plotë dhe se po dakordëson propozime konkrete për reformën zgjedhore të cilat do t’i bëjë publike shumë shpejt u shpreh Mehmetaj.

"Unë nuk mendoj që ka më vend për marrëveshje ndërmjet të mëdhenjve. Shqiptarët nuk kanë më nevojë për marrëveshje individësh apo të mëdhenjsh, akoma më tepër kur LSI-ja në ditën që ne flasim është një realitet i fortë politik, po flasim për një parti politike e cila ka fituar 19 mandate në zgjedhjet e kaluara, zgjedhje të bëra me zotërinj si Qerimaj etj.. Me zgjedhje të komprometuara nga administrata publike...Pa dyshim ne jemi një realitet politik. Unë mendoj që nuk duhet të vazhdojmë më ti fryjmë këto diskutimet e marrëveshjes që bëhen midis dy njerëzve. Shqipëria sot ka nevojë për një marrëveshje të bërë në sytë e shqiptarëve, me transparencë dhe me konsensus të gjerë. Nuk ka fare nevojë për marrëveshje njerëzish që bien dakord se si të përllogarisin edhe të ndajnë 2 apo 5 emra që do të dalin nesër deputetë apo ku do të marr unë 2 më shumë dhe ti 2 më pak por ka nevojë të sigurohet që vendi do të kalojë sa më shpejtë nëpërmjet një procesi zgjedhor që siguron votën e lirë të qytetarëve. Mënjanimin e kriminelëve ose të inkriminuarve si ato që u folën pak më parë dhe shitblerjen e votës pa dyshim që po, dhe ndikimin e administratës publike në proceset zgjedhore. Shqiptarët kanë nevojë mbas 30 vitesh  demokraci, një demokraci që nuk mund të quhet as demokraci vitet e fundit është autokraci të kalojë në një proces normal zgjedhor si çdo vend tjetër normal demokratik në botë dhe absolutisht nuk mund të lejojnë shqiptarët sot që të kenë një marrëveshje ndërmjet njerëzve. Unë nuk dua fare ti ve epitete sepse unë jam e bindur që kjo gjë nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë. Sepse ne jemi pjesë e një tryeze bashkë punimi me të gjitha partitë opozitare, janë të gjitha partitë përveç Partisë Socialiste janë pjesë e kësaj tryeze. Ju e dini që kjo mund të jetë grupimi më i madh i partive politike të bëra bashkë në 30 vite pluralizëm që ne kemi në Shqipëri po të numërojmë numrin e njerëzve të  angazhuar dhe partive të angazhuara. Ne jemi ulur bashkërisht në një tryezë pune për të paraqitur propozimet konkrete dhe unë jam shumë e bindur që ajo që do të dakortësohet në këtë tryezë do të jetë edhe qëndrim zyrtar i Partisë Demokratike dhe jo më tepër. Nuk kanë nevojë shqiptarët për këto spicat do të bien, është  tepruar  me vitet. Ajo që po them unë që nuk kanë nevojë shqiptarët është për këto shashkat që hidhen në ajër ndërmjet bashkëpunimeve nëntokësore".

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lalja i Radanecit: 10/01/2020 20:23

    Ceshte kjo pilushke si cironke e Prespes

    Përgjigju
  • O tej: 10/01/2020 17:54

    Pilitikane largpsmese kjo shurruthulla...Breket i pikojne gjize... pika mu ne sume

    Përgjigju
    • Haha: 10/01/2020 20:06

      Hahahaaaaa

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?