Mehmetaj: Një herë që menduan se e morën Shkodrën, përfunduan të dekoronin një kriminel

13 Gusht 2019, 20:30| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 20:36

  • Share

TIRANË-Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka qenë në një linjë me Partinë Demokratike, lidhur me reagimet ndaj zhvillimeve të fundit politike sa i përket figurës së Valdrin Pjetrit. Në një reagim të shkurtër më rrjetet sociale, Mehmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka promovuar kriminelë në pushtet dhe se as distancimi i tij nuk e ndihmon për të larguar përgjegjësitë që duhet të mbajë.

"Gjatë këtij gushti shumë të nxehtë dhe tepër të vështirë qoftë në aspektin social por mbi të gjitha ekonomik, shqiptarët po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike. Ndërkohë që të gjithë kërkojnë reflektim e zgjidhje, e kundërta po ndodh e çdo ditë qytetarët ndjejnë të ushtrohet mbi ta presion, arrogancë, kokëfortësi e padrejtësi nga një pushtet që antikushtetueshmërisht po mban peng institucionet tona. Ndërsa familjet e thjeshta shqiptare shohin se si shteti hidhet kundër tyre me gjoba, taksa e kërcënime, pushtetarët, oligarkët dhe kriminelët shpërblehen me koncesione, PPP dhe ofiqe të larta. Aq i zhytyr është ky pushtet në batakun e korrupsionit e krimit, sa edhe njëherë të vetme që menduan se do e merrnin Shkodrën (pa garë), përfunduan duke dekoruar si kryetar të saj modelin tipik të rilindasit; atë që shpërblehet jo për zotësi por për lidhjet e pashmangshme me krimin (ku duhet theksuar narkotrafiku mbizotëron). Maska është çjerrë, madje është hequr fare, asnjë lojë marketingu, as gjoja “larja e duarve” me Kryetarin Rilindas të Shkodrës, nuk e shpëton më këtë pushtet dhe Edi Ramën si kreun fuqiplotë të tij", shkruan Mehmetaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 14/08/2019 14:40

    Edhe sorrat do e kishim zili

    Përgjigju
  • ANTIKAPAK rexhep leka KASAP DERRASH [ kepi ]: 14/08/2019 08:20

    Shikoni se çfar SKANDALI ka në shqipri kjo keti mehmetaj zhgaravin. E bija e mashtrusit ordiner që ju shiste hallexhinjvd banesat nga 2 -3 her nuk ka dsl të prononcohet për të jatin MASKARA. Po faijn e ka Ed Palla që nuk bën as mundimin më të vogël për ti treguar vëndin kti mashtrusi ordiner e për ti suekestruar të gjith pasufis dhe shtëpis ku jeton zhga***a shë***yr keti ll*mb ç**lja keti qel**sira mrhmeti. E del kjo e bën moral o pik e zez o ZOT çe ka gjet popullin Shqiptar.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 13/08/2019 23:34

    Nuk mund te rrije pa dale kjo fecka e Lesh e Lise

    Përgjigju
  • Ariu: 13/08/2019 21:18

    Po kur bëhet si politikane dhe kjo mos ngelt me breshkë në tokë pa u bërë..

    Përgjigju
  • Raul: 13/08/2019 21:01

    Kejdi dhembcakallja paska mprehur dhëmbët dhe do të kafshoje. E bija e mashtruesit ordiner të qytetarëve të Fierit që u ka shitur apartamente 2_3 herë qytetarëve dhe i ka lënë pa shtëpi u bë e gjallë, i përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja që vdiq me 30qershor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?