'Mehmeti besoi te unë', Telushi për rikthimin te Partizani: Jemi si familje, duam titullin kampion

21 Qershor 2022, 13:39| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 15:19

  • Share

Dy vite pas largimit Bruno Telushi është rikthyer sërish te Partizani. Mesfushori, ose ‘ushtari’ siç e njohin të gjithë tifozët e kuq, është mjaft optimist për aventutrën e re, duke qenë se e njeh mjaft mirë klubin duke qenë se në 2019 u shpall kampion me Partizanin.

“Rikthimi ka qenë shumë i bukur. Për mua Partizani është shtëpia ime, familja ime. Më dha një mundësi shumë të mirë dhe me shumë kënaqësi erdha. Sidomos pas një periudhe të gjatë që kisha larg fushave,”-u shpreh Bruno Telushi, futbollist i Partizanit.

Sezoni që u mbyll me Egnatian nuk shkoi mirë për vlonjatin, duke qenë se për shumë muaj qëndroi jashtë fushave si pasojë e një dëmtimi të rëndë. Tani në rikthim gjen shumë shokë të rinj në skuadër, por thotë se objektivi te ‘demat’ mbetet gjithmonë i njëjtë.

“Kam gjetur një skuadër të re, me elementë të rinj. Objektivi i Partizanit dihet që është gjithmonë për të dalë kampion. Do ecim gjatë asaj rruge dhe shpresoj të na eci sa më mbarë,”-deklaroi Bruno Telushi, futbollist i Partizanit.

Te Partizani Telushi stërvitet nga Dritan Mehmeti, ish-ndihmësi i Skënder Gegës kur të kuqtë u shpallën kampion.

“E njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Dua ta falenderoj profesorin se te ky rikthim besoi shumë tek unë. Te kjo aventurë e re te Partizani i uroi shumë suksese Tanit dhe ti shkojë sa më mbarë si në kampionat ashtu edhe në Europë,”-tha Bruno Telushi, futbollist i Partizanit.

Më 7 korrik Partizani rikthehet në fushë për një ndeshje zyrtare siç është ajo me Saburtalon në kualifikueset e Conference League, por ka shumë pikëpyetje nëse Telushi do jetë në gjendje apo jo për të kontribuar për skuadrën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?