Komuniteti MEK

MEK nuk mund të jetë shtet brenda shtetit në Shqipëri

20 Qershor 2023, 13:56| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 13:59

  • Share

Ngjarja e sotme në kampin e MEK është një ngjarje e turpshme për atë komunitet që pasi ka gjetur strehë, mbrojtje dhe mikpritje nga populli dhe autoritetet shqiptare, sot kanë reaguar dhunshëm ndaj një kontrolli rutinor të policisë.

Me urdhër të SPAK dhe vendim te Gjykatës se Posatshme, Policia e Shtetit ka kryer një kontroll në kampin në Manëz, pas sinjalizimeve të shumta për aktivitete të dyshimta që kryheshin nga ky kamp. Aktivitete që në fakt cënojne sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Kontrolle të tilla Policia e Shtetit i kryen në çdo cm2 të sipërfaqes se Republikës së Shqipërisë dhe është skandaloze dhe në shkelje të ligjeve shqiptare që komuniteti MEK jo vetëm që nuk ka bashkëpunuar me policinë, por përkundrazi, ka kundërshtuar kontrollet e organeve ligjzbatuese.

Komuniteti MEK jeton prej thuajse 10 vjetësh në Shqiperi, për arsye humanitare, në bazë të një marrëveshje të bërë me qeverinë shqiptare. Marreveshje e cila nuk është respektuar kurrë nga MEK, të cilët vit pas viti, në shkelje të plotë të kushteve të marrëveshjes, kanë kryer aktivitet politik nga kampi ku jetonin në Shqipëri.

Por së fundmi, të dhënat tregojnë se aktiviteti jashtëligjor i MEK ishte bërë edhe më i rrezikshëm, çka solli vendimin e autoriteteve për të kontrolluar këtë kamp, njësoj si çdo hapësirë tjetër në territorin shqiptar.

Dhuna e sotme e ushtruar nga MEK kundër policisë dhe deklaratat e tyre janë të papranueshme. MEK nuk ndërtojnë dot një shtet brenda shtetit shqiptar dhe për aq kohë sa jetojnë në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin t’i binden ligjeve të kësaj Republike.

Të thuash se aksioni i sotëm i organeve ligjzbatuese i shërben regjimit të Iranit është një deklaratë e ulët. MEK duhet të jenë falenderues ndaj shqiptarëve dhe autoriteteve pasi kanë 10 vjet që jetojne në Shqiperi, ndërkohë që Shqiperia ka qenë viktimë e sulmeve të Iranit dhe ka ndërprerë marrdhëniet diplomatike me regjimin iranian.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • pjeter: 20/06/2023 20:40

    Ketyre duhet shpjeguar fort e qarte qe abuzimi i tyre ndaj mikpritjes se Shqiptareve nuk mund te rrije pa pasoja. Duhet gjetur urgjentisht vendi nje pjese te mire te tyre!!!

    Përgjigju
  • valter: 20/06/2023 20:35

    Do ishte mire qe ne kete raste Kurti ti shkruan nje asocijacion per iranjanetdhe ti dergon Makronit, te cillit apsolutisht nuk e pranojne shtetin shqiptar dhe kundershtojne qdo gje,ndersa kan te drejta me shume se shqiptaret vet..Ashtu ka bere dhe Rama pa i kerkoue askush dhe pa konsultim me Kurtin.

    Përgjigju
  • Cudi e madhe: 20/06/2023 16:20

    Mund te ndodhe valle qe Amerika t’ia fusi kot per asosacionin sic ja futi kot per keta guerrilsat? Mos valle ligjet jane shkruar per tu zbatuar? Per shembull, kerkesat per azil duhen shqyrtuar individualisht dhe jo ne grup, sikur njerezit te jene dele. Prandaj asnje vend tjeter nuk i mori, pervec republikes sone te bananeve.

    Përgjigju
  • Eri: 20/06/2023 15:50

    E patolerushem kjo veprimtari dhe kumdershtim nga iranianet... Keta duhen qeruar nga Shqiperia. Policia nuk mune te zbatoj standarte tw dyfishta, nese do ishte shtetas shqiptar do te ishte dhunuar dhe vendimi i.gjykates do iehte zbqtuar, e jo te iket ne menyre re turpshme

    Përgjigju
    • Qytetar: 20/06/2023 16:30

      Kush do t’i qeroje, ata qe i futen? Ku ishe ti kur i mori Sala dhe Edi keta nga Lindja e Mesme sikur po i fuste ne shtepi te babes?

  • Arbëri: 20/06/2023 15:22

    KURSEVEDVIN SHQIPFOLËSI KERKON SHTET SERBORUS MBRENDA SHTETIT TË KOSOVËS !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?