Politikë

‘Mëkati po i çon në burg’, shpërthen Dom Vlash Palaj: Politikanët jane shtresa më e ulët në vend (VIDEO)

10 Mars, 15:43| Përditesimi: 10 Mars, 18:29

  • Share

Famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj, në meshën e të dielës ka sulmuar ashpër politikanët shqiptarë, duke i konsideruar si shtresën më injorante dhe më të ulët të popullit.

Përpara besimtarëve, ai tha se etja për pushtet i ka tjetërsuar dhe tashmë mëkati i korrupsionit po i çon në burg njëri pas tjetrit.

“Vëreni këta politikanët tanë. Me këtë situatë që është krijuar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë cfare jane, dhe më vjen keq për ta, sepse më duken shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit shqiptar. 

Nuk është problemi te ajo që mbledhin, por nxjerrin në pah varfërinë e shpirtit të tyre. Atë mizerien e brendshme. Njerëz të cilët jetojnë vetëm për të pasur diçka dhe shpërfytyrojnë natyrën e tyre duke përfunduar në burg.

Si more, në burg ti? Të kemi votuar për të na bërë mirë. S’kemi problem, bëni mirë edhe për veten tuaj, por mos abuzoni deri në atë pikë sa të na merrni në qafë. Sa të na hiqni bukën e gojës, sidomos atij që lufton ashpër çdo ditë vetëm për bukën e përditshme.

Aty është e pafalshme. Mëkati të çon në vdekje, prandaj mëkati i korrupsionit të çon në burg. Të çon në burg! Thotë Krishti, herët a vonë, çdo gjë do të dalë në dritë. Kanë etje për pushtet të shkretët, prandaj devijojnë. Si nuk doli një të thotë: ‘Kam etje për të shërbyer’?”

Kjo nuk është hera e parë që Dom Vlash Palaj, famullitar në katedralen e Shkodrës flet për fenomenet shqetësuese në vend.

 

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 10/03/2025 16:48

    O Vlash! Meqe politika nuk hyn tek feja as feja mos te hy tek politika!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?