Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe News24 (kompania Fokus Media News) se kishte një kontratë qiraje deri në vitin 2033 për godinën e cila u rimor nga shteti për t’i kaluar kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, “KAYO" sh.a., pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë.
Në reagim thuhet se pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr.1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me godinën e kaluar shoqërisë Kayo sh.a., me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.
Por pavarësisht kësaj, MEKI tregon se Shoqëria Panaroma Group sh.a., ka një detyrim prej 2 milionë eurosh të akumuluar që nga viti 2017, për shkak të mospagimit të qirasë për godinën, të cilën ajo thotë se i takon ende duke pretenduar një kontratë te vlefshme deri në vitin 2033.
“Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve”,- njofton MEKI.
Për më tepër, ministria thotë se në vitin 2021, kompanisë Shoqërisë Panaroma Group sh.a., i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara dhe në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike.
“Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave”,- thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i MEKI:
Në vijim të deklaratës publike mbi pasuritë shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, si dhe interesit të shtuar për informacion rreth dallimit mes pronave të Shoqërisë Kayo sh.a. dhe pronës 10/304 të pretenduar nga Shoqëria Panaroma Group sh.a., Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) bën këtë sqarim vijues:
1. Pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.
2. Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.
3. Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike. Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.
MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor: është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.
MEKI do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.
Komente

Toke e xanum ne emer te gazetarise! Te paguaje taksat si gjithe te tjeret …
PërgjigjuPrandaj kane ngel pensionet ulet se nuk kane pahuar keta.
PërgjigjuT'i bëhet paralajmërim: nëse nuk paguan qiranë brenda një muaji do t'i anulohet kontrata, do të nxirret menjëherë nga objekti dhe do t'i sekuestrohet pasuri e barazvlefshme me qiranë e papaguar. Këta rrugaçë po diskriminohen pozitivisht ndërsa qytetarët e thjeshtë nuk tolerohen as për një qindarkë.
Përgjigju