Indrit Çobani, drejtori i përkohshëm i Teatrit Kombëtar
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konfirmon shkarkimin nga Këshilli i Ministrave të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha dhe njofton zëvendësimin e tij me një drejtues të përkohshëm, deri në përzgjedhjen nëpërmjet garës së drejtorit të ri.
“Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndryshimi theksohet se ‘synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional’.
Me zbardhjen e vendimit, MEKI konfirmon se do të komandojë si drejtues të përkohshëm aktorin dhe regjisorin Indrit Çobanin.
Lajmi kryesor:
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
A.Q/ReportTv.al