Tifozët e Meksikës

Sport

Meksika me 6 pikë jashtë Botërorit? Ja skenarët e kualifikimit në 1/8 te Grupi i Gjermanisë

24 Qershor 2018, 10:36| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 10:40

  • Share

Meksika mori fitoren e dytë në dy ndeshje në Botëror, por sërish ata nuk mund të festojnë kalimin e grupit pasi matematika i mban ende në lojë dy skuadrat e tjera në grup.

Aktualisht Meksika është në kuotën e 6 pikëve, por këtë kuotë pikësh mund ta arrijnë edhe Gjermania dhe Suedia. Në rast se Gjermania do të fitojë në mbrëmje me Suedinë e më pas edhe me Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë në grup do të shkonte në kuotën e 6 pikëve.

Po ashtu, edhe Suedia nëse do të triumfonte ndaj Meksikës në takimin e fundit, do të kishim 3 skuadra me nga 6 pikë në këtë grup dhe do të ishte golavarazhi ai që do të vendoste më pas kush do të ishin dy skuadrat e kualifikuara./t.ch

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?