Presidenti i sapozgjedhur meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador

Bota

Meksika zgjedh presidentin e ri, fitore e paparë që nga 1980

2 Korrik 2018, 13:04| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 13:15

  • Share

Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar në mënyrë dërrmuese zgjedhjet presidenciale të Meksikës, duke marrë në dorë administratën e vendit në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara me administratën Trump.

Ish-kryebashkiaku 64-vjeçar i Mexico City ka fituar me diferencën më të gjerë zgjedhjet presidenciale që nga viti 1980 duke u ndarë me 30 pikë nga kandidati më i afërt.

Pas premtimeve se do të ç’rrënjoste korrupsionin dhe do të mposhte kartelet e drogës, Lopez Obrador ka marrë përsipër edhe se do të synojë pavarësinë e bankës qëndrore.

Me projektin e ri të kombit do të përpiqem që arrijmë një demokraci autentike. Unë dua të hyj në histori si një president i mirë i Meksikës.

Andres Manuel Lopez Obrador, presidenti i ri i Meksikës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?