Dy trupa të zhytur në ujin e një shtrati me kallamishte me baltë, në bregun jugor të lumit Rio Grande, ky është imazhi simbol i tragjedisë së emigrantëve në Amerikën Qendrore.
Fotografia, e cila tregon trupat e një babai dhe vajzës së tij dy vjeçare, të cilët u mbytën në Rio Grande, ndërsa u përpoqën të kalonin kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, është e destinuar të bëhet simbol i tragjedisë së emigrantëve nga Amerika Qendrore, ashtu si dhe imazhi i trupit të vogël të Alanit, i shtrirë në një plazh turk, është bërë simbol i trishtuar i emigracionit në Evropë.
Në fotografinë e realizuar nga gazetari Julia Le Duc duket babai i veshur me një T-shirt, në përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur vajzën e tij, ndërsa krahu i vajzës është ende rreth qafës së babait të saj.
Të dielën pasdite, familja me tre anëtarë kishte mbërritur në qytetin kufitar të Matamoros, Meksikë, duke shpresuar të aplikonte për azil në SHBA.
(Imazhi shokues që përcjellë fotografia është publikuar i pa retushuar në gazetën italiane "Corriere della Sera". Për të dhënë mesazhin e duhur, edhe ne si redaksi jemi të detyruar ta përcjellim te lexuesi ynë të pa prekur nga origjinali, duke besuar te mirëkuptimi juaj)
Komente

Nuk ashte naj cudi e madhe se per 30 vjete jan myte e vra ne adrijatik me qinra shqiptare. Dhe kur stean shqipja jote ste ka faj kush.
PërgjigjuCitoj nje personalitet te INTERPOL-it viteve te 90-ta: Ne fund te detit ne kanalin e Otrantos ka me shume eshtra te njerzve, se sa hala te peshqeve!!! Por ky eshte i morali i atyre, te cilet përçajnë njerzimin me shekuj, per ta na mbajtur nen kontroll!!! Loran Shehu: i ka vrare Sorosi, pa dushim!!! Poshte fashistet, gjakpirset Reptilian!!! Te bashkuar Patriote ne mbare Boten! Pershendetje.
o zot ca dhimbje vetem ata qe jan prinder e kuptojn dhimbjen gjyna i madh
PërgjigjuI ka vrar sorrosi
Përgjigju