Një kishë e shekullit të 16-të është rishfaqur brenda pellgut të digës Benito Juarez në Meksikë.
Struktura e kishës, një pjesë e së cilës është zhytur në ujë, ka dalë në sipërfaqe nga ulja e nivelit të ujit në digë, për shkak të mungesës së reshjeve vitet e fundit.
Por rishfaqja e kishës, cilësohet si një ogur i keq për peshkatarët dhe fermerët vendas, të cilët thonë se kanë parë tashmë një ulje të peshkimit dhe të korrjeve.
Deri në fund të janarit, nivelet e ujit në digën Benito Juarez kishin rënë me 47%.
Komento