Kryebashkiakja e Meksikës jugore dhe një punonjës tjetër ndërruan jetë pasi katër persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në zyrën e saj të dielën.
Sipas mediave të huaja autorët e krimit, të cilët mbërritën në bashki me motoçikleta, kërcënuan oficerët e policisë që ruanin ndërtesën dhe më pas hynë me forcë në zyrën e Lilia Gema Garcia dhe hapën zjarr. Gjatë këtij atentati të plagosur mbetën edhe dy oficerë policie.
Motivi i krimit dhe identiteti i të dyshuarve nuk janë zbuluar ende. Megjithatë, ngjarje të tilla janë regjistruar edhe më parë. Dhjetra zyrtarë lokalë në Meksikë kanë qenë në shënjestër të grupeve kriminale, veçanërisht në zonat ku veprojnë bandat e trafikimit të drogës.
Muajin e kaluar, në Santiago Amoltepec, Oaxaca, kryetari i bashkisë Mario Hernández dhe dy oficerë policie ndërruan jetë për shkak të një sulmi. Në të njëjtin muaj, në Mexico City, dy ndihmës të kryetares së bashkisë Clara Bruda u vranë në një vend publik.
Sipas AFP-së, rreth 480,000 njerëz kanë vdekur nga krimet e lidhura me drogën në Meksikë që nga viti 2006.
Komente
