Bota

Meksikë/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, 5 persona humbin jetën

26 Maj 2019, 00:55| Përditesimi: 26 Maj 2019, 01:05

  • Share

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Meksikë gjatë një operacioni duke shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të bordit.

Helikopteri MI-17 u përfshi nga flakët teksa po shuante zjarrin që kishin kapluar malet.

Personat e vdekur u gjetën në mal dhe ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.

Ai ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e rrëzimit.

Sipas Euronews gjatë mëngjesit një skuadër kërkimi gjeti disa pjesë të mbetura të helikopterit.

Presidenti i Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit mbajtën në mbrëmje një minutë heshtje në kujtim të personave që humbën jetën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?