Të paktën nëntë persona, përfshirë dhe një fëmijë kanë vdekur ndërsa 50 të tjerë janë plagosur pasi një pjesë e një skene u shemb gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.
Incidenti ndodhi teksa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.
Shembja u shkaktua nga një erë e fuqishme, shkruan BBC.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur struktura e ndriçimit shembet, ndërsa një numër njerëzish që ishin në skenë dëgjohen të bërtasin dhe vrapojnë për tu larguar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Garcia u kërkoi banorëve vendas të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive dhe erërave të forta në zonë.
"Nëse mundeni, shmangni daljet sepse ka stuhi dhe erëra atipike. Do t'ju mbaj të informuar", shkruan ai në X.
BREAKING: Stage collapses during political rally in northeast Mexico. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/9Aik66gdyv
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024