'Kurti ka prodhuar krizë me BE dhe SHBA dhe e ka futur Kosovën nën sanksione', kështu është shprehur gazetari dhe analisti Melaim Zeka.
I ftuar në emisionin 'Frontline Intervieë', ai tha se presidenti i Kosovës Albin Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje edhe me Tiranën.
‘Kurti e ka prodhuar krizën dhe dëshiron që ta mbajë sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe s’do të kemi zgjidhje të problemeve nëse s’do të kemi një marrëveshje mes partive politike se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kurti ka prodhuar krizë më BE dhe SHBA, e ka futur Kosovën nën sanksione dhe ka shpërndarë një urrejtje të madhe ndaj lidershipit në Tiranë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën zero. Ai ka ndërtuar një piramidë urrejtje ndak Tiranës’, tha ai.
Sipas tij, retorika e Kurtit është e njëjtë me atë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
‘Kurti duhet që të shkojë dhe ti thotë Ramës me çfarë mund të na ndihmoni, të bëjmë këtë dhe atë. Kurti ka sot varësi politike vetëm në raport me Serbinë sepse e ndjek të njëjtën narrativë që ka Vuçiç. Është e njëjta politikë, sepse sa kohë në Kosovë ekziston një lider që e ka fundosur vendin, Vuçiç është i lumtur’, tha ai.
Ai tha se nuk ka asnjë përshkallzim konflikti nga Serbia në Kosovë.
‘Nuk ka asnjë deklaratë të SHBA se për përshkallzim nga Serbia, deklaratat e Trump s’kanë lidhje me aktualitetin e Kosovës, ai ka folur për marrëveshjen që është arritur në Shtëpinë e Bardhë. Kjo retorikë bëhet që të qëndrojë në pushtet Vuçiç në Serbi. Kurti luan me ndjenjat patriotike të qytetarëve të Kosovës sidomos të diasporës. Për 5 vite pushtet kurti nuk ka bërë asnjë investim’, tha ai.
Komente
