Donald dhe Melania Trump

Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit

9 Tetor, 18:44| Përditesimi: 9 Tetor, 18:50

  • Share

Në librin e saj të ri, Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump, teksa rrëfeu se ai ishte në një takim me një grua tjetër, por kur e pa (Melania-n) filloi të flirtonte me të.

E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë një feste të ‘Javës së Modës’ në vitin 1998.

Melania tregon se Donald iu afrua asaj dhe mikut që ishte e shoqëruar dhe e përshëndeti.

“Përshëndetje. Unë jam Donald Trump, tha kur erdhi në tavolinën time”, shkruhet në një fragment të librit.

Edhe pse 54-vjeçarja e njihte, ajo nuk dinte asgjë për Donaldin, i cili zgjati dorën drejt saj dhe filloi të bisedonte.

“Sytë e tij ishin mbushur me kuriozitet dhe interes. E shfrytëzoi rastin, u ul në tryezën time dhe filloi një bisedë.

Më pyeti për kohën që kalova në New York, shtëpinë time në Slloveni dhe udhëtimet e mia nëpër botë”, thekson Melania.

Edhe pse ishte një takim i shkurtër, Melania shprehet se Trump i la një përshtypje të mirë.

“Që nga momenti që filloi biseda jonë, unë u mahnita nga sharmi dhe modestia e tij. Më bëri të ndihesha sikur isha në qendër të botës së tij”, tha ajo.

Megjithatë, Donaldi nuk ishte i vetëm atëherë, por shoqërohej nga një grua tjetër.

“Kur ajo u largua për një moment, më kërkoi numrin e celularit”, shtoi ajo.

Melania e refuzoi, gjë që e befasoi Donald. Në vend të kësaj, Melania i kërkoi t’i jepte numrin e tij, të cilin ai e pranoi me kënaqësi me një kusht.

“Do të të jap numrin tim nëse më premton se do të më telefonosh”, i tha ai më pas.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?