Foto: Melania Trump
Melania Trump, zonja e parë e Amerikës, ka deklaruar se prej dy muajsh ka mbajtur një kanal të hapur komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin, me fokus kthimin e fëmijëve të zhdukur apo të bllokuar nga lufta në Ukrainë.
Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Melania tha se 8 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të tjerë pritet të kthehen së shpejti.
“Kjo është një përpjekje që vazhdon”, u shpreh ajo.
Melania tha se Putin i kishte përgjigjur një letre që ajo i kishte dërguar në gusht të këtij viti dhe konfirmoi se janë ende në kontakt
“Presidenti Putin dhe unë kemi mbajtur një komunikim të hapur për mirëqenien e këtyre fëmijëve,” deklaroi ajo.
Lajmi kryesor:
Rusia lëshon 30 raketa dhe 450 dronë gjatë natës në Ukrainë, vritet një 7-vjeçar dhe plagosen 17 të tjerë! Ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev
Xh.K/ReportTv.al