Melania Trump

Melania Trump nxjerr në ankand sende e veshje personale

5 Janar 2022, 08:04| Përditesimi: 5 Janar 2022, 08:07

  • Share

Melania Trump njoftoi sot në mëngjes se po zhvillon një ankand të kapelës së bardhë që kishte veshur gjatë vizitës së familjes së parë franceze, Macrons, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018.

Melania Trump to Sell Signed Hat in Latest NFT Money Grab – Rolling Stone

Në një deklaratë nga zyra e saj, Melania Trump tha se, përveç kapelës, shorti i ankandit do të përfshijë bojëra uji nga Marc-Antoine Coulon, një artiste franceze.

Melania thotë se disa nga të ardhurat do të shkojnë drejt një nisme që është pjesë e programit “Be Best” të ish-zonjës së parë, por nuk është e qartë se sa do të dhurohet.

Pjesa qendrore e ankandit është, kapela e bardhë me porosi, të cilën Trump e ka nënshkruar, u krijua për të nga stilisti i saj personal, Hervé Pierre, për t’u përshtatur me kostumin e bardhë prej 2105 dollarësh të koleksionit Michael Kors që Trump kishte veshur për ceremonitë e ditës në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron.

Vizita e Presidentit francez dhe gruas së tij ishte vizita e parë zyrtare shtetërore e administratës Trump nga një lider i huaj, dhe ajo erdhi në prill 2018, disa javë pas titujve skandaloz për lidhjet e supozuara jashtëmartesore të ish-Presidentit.

Një pjesë e të ardhurave të nxjerra nga ky ankand do t'u sigurojë fëmijëve akses në 'arsimin e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë.' Ankandi është vendosur të hapet më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 25 janar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?