Mëlçi pule me hudhra dhe patate nga zonja Vjollca

15 Qershor 2020, 10:44| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 10:45

  • Share

Mëlçi pule me hudhra dhe patate

Përbërësit:

450 gr mëlçi pule

5 thelpinj hudhra

1 qepë

1 spec pikant

1 spec I kuq

3- 4 patate ( rreth 300 gr)

2 gjethe dafinë

1/2 gotë verë të bardhë

2 lugë gjelle salcë soje ( opsionale)

kripë dhe piper te zi

1/2 gotë ujë të valuar

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë dhe lajmë mëlçitë dhe më pas I kullojmë. Ngrohim vajin dhe kaurdisim hudhrat e grira imëtpër 1 minutë. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim së bashku deri sa qepa të zverdhet pak. Shtojmë fillimisht zemrat, I trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas mëlcitë e pulës. I kaurdisim së bashku deri sa mëlcitë të kenë ndryshuar ngjyrë. Shtojmë specin e prerë në kubikë,specin pikant, patatet e prera në kubikë me brinjë 2 cm. Më pas shtojmë 1 0se 2 gjethe dafine dhe I shuajmë me verë të bardhë. E lëmë verën të avullojë alkoolin e saj. Rregullojmë shijen me salcën e sojës, piper të zi dhe e lëmë të ziejë pak me lëngun e vet. Më pas mund të shtojmë ½ gotë ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë të të ziejë në temperaturë  mesatare dhe për 15 minuta të tjera deri sa patatet të jenë zier plotësisht. Në fund e provojmë nëse mund të hedhim pak kripë, pasi vetë salca e sojës është shumë e kripur.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?