Mëlçi pule me patate
Përbërësit:
500 gr mëlçi pule
2 qepë të vogla
4 thelpi hudhër
1 spec pikant
4 patate mesatare
1 gjethe dafinë
1/2 gotë verë të bardhë
Kripë dhe piper të zi
1 lugë çaji piper të kuq
6 domate qershi
1 gotë ujë të ngrohtë
Majdanoz
Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në fije ose kubikë deri sa ajo të bëhet transparente. Më ps shtojmë mëlçitë dhe I skuqim to sëbashku me qepën deri sa ato të ndryshojnë ngjyrën. Shtojmë hudhrat të prera në feta dhe patatet në feta ose kubikë I përziejmë sëbashku për 2-3 minuta dhe I skuqim me verë. Lëmë verën të avullojë alkoolin. Skuqim ½ spec pikant, gjethe dafine, piperin e kuq, kripë dhe piper të zi I trazojmë dhe në fund shtojmë domatet qershi të prera në 1/2 ose 1/4 I përziejmë sëbashku e në fund shtojmë 1 gotë ujë të xnehtë ose uji të jetë baraz me nivelin e patateve I lëmë të ziejnë për 15-20 minuta dhe fikim zjarrin e lëmë të pushojë 10 minuta dhe e servirim me majdanoz.