Mëlçi tigani me domate
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 5-6 domate të thara / 1 domate e freskët
- 1 qepë mesatare
- 4 thelpinj hudhër
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 200 ml verë e bardhë / 3-4 lugë uthull
- Kripë, piper i zi, piper të kuq
- Pak arrë moskat dhe majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë mëlçinë dhe e presim në feta të holla. E vendosim në një tas dhe e marinojmë me pak kripë, vaj ulliri, piper të zi, arrë moskat dhe verë të bardhë. E lëmë për 2-3 orë. Grijmë imët hudhrën dhe e skuqim së bashku me qepën e grirë duke e trazuar derisa të zbutet. Shtojmë piperin e kuq dhe mëlçitë e marinuara. Vijojmë me kaurdisjen duke shtuar më pas domatet e thara, të cilat i kemi vendosur për pak minuta në ujë për t'u zbutur. Shtojmë ujë në masë të përbërësve, vendosim kapakun dhe i lëmë mëlçitë të gatuhen derisa të mbeten me pak lëng. E provojmë shijen për kripë. Nëse dëshirojmë, i hedhim pak piper djegës dhe majdanoz.të grirë. E largojmë gatimin nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për pak minuta me kapak të mbyllur.
Komente
