Receta

Mëlçi tigani sipas traditës së Vlorës nga zonja Albana

24 Mars, 11:11| Përditesimi: 24 Mars, 11:13

  • Share

Mëlçi tigani sipas traditës së Vlorës

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi qengji ose viçi
  • 1 qepë e madhe
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 teke raki
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë dhe piper i zi
  • Rigon ose trumzë
  • Lëng limoni për shërbim

Përgatitja:

Lajmë mirë mëlçitë dhe i lëmë të kullojnë (mund t’i lyejmë lehtë me pak miell për një kore gjatë skuqjes). Nxehim vajin e ullirit në një tigan të madh në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe e skuqim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Në një tigan me pak yndyrë vendosim hudhrën, trumzën dhe i lëmë derisa të lëshojnë aromat. I largojmë dhe shtojmë mëlçitë në tigan, i skuqim nga të gjitha anët për 5–7 minuta, derisa të marrin një kore të lehtë dhe të mbeten të buta brenda. Kujdes që të mos gatuhen shumë, pasi forcohen. I shuajmë me një gotë të vogël raki, rregullojmë shijen me erëzat, piperin, rigonin ose trumzën. Mëlçitë i shërbejmë menjëherë të ngrohta spërkatur me pak lëng limoni.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?