Receta

Mëlçi viçi në tigan nga Zonja Vjollca

8 Prill 2020, 10:15| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:21

  • Share

Mëlçi viçi në tigan 

Përbërësit:
500 gr mëlçi viçi 
300 ml qumësht 
3 lugë gjelle vaj ulliri 
1 lugë gjelle gjalp
Kripë dhe piper i zi 
Rigon

Përgatitja:
Shpëlajmë dhe thajmë mëlcinë të paprerë. 
E presim atë në feta jo shumë të holla. E vendosim në një enë dhe e mbulojmë me qumësht dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. 
Largojmë copat e mëlcisë nga qumështi dhe I shpëlajmë lehtë. 
Shkrijmë gjalpin dhe vajin e pasi këto të jenë ngrohur, shtojmë mëlcitë duke I spërkatur ato me pak kripë e piper. Kur shohim që pjesa e poshtme e mëlcisë ndryshon ngjyrë, e kthejmë nga ana tjetër duke I spërkatur përsëri me kripë e piper. Në fund I pudrosim me pak rigon  dhe fikim zjarrin duke I lënë për 5 minuta mbuluar. I shërbejmë të shoqëruara me një sallatë miks barishtesh.

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?