Dy jetë, historia e Meleqe Rrënjës, mësueses së parë rome në Shqipëri që donte me çdo kusht të bëhej arsimtare dhe të shpëtonte nga opinioni i kohës së saj! Historia e Idriz Pashës, 10 vjeçarit që u bë mësues për të zhdukur analfabetizmin në Veri të Shqipërisë! Esencë, çdo të premte, ora 21:00 në Report Tv.
Eljan Tanini: -Pse një fëmijë 10 vjeçar duhet të jeptem mësim të rriturve kur mund të kishte të tjerë mësues të rinj?
Idriz Pasha: -Në moshën 5 vjeçare më vranë babën, e kapi plumbi! Unë nisa shkollën fillore në fshat, isha edhe kujdestar klase. Mësues kisha Ndrec Ndue Prengën nga Mirëdita. Një ditë hyn në klasë Kryetari i Këshillit, për respekt u çuam në këmbë dhe e duartrokitëm.
Kryetari i Këshillit i kishte dhënë fjalën Enver Hoxhës për të zhdukur analfabetizmin. Ai e pyeti mësuesin tim: A ke ndonjë nxënës të mirë këtu? Mësuesi u drejtua nga unë, u çova në këmbë për respekt. Më pyeti për notat, unë merrja 1 me yll. E gjeta tha ai, që sot, përkrah mësimeve dy herë në javë do mësosh motrat dhe nënat. Kur ai tha e gjeta, unë i thashë çfarë të ka humbur? Në fakt më gjeti mua.
Eljan Tanini: -Ne cilin vit jemi?
Idriz Pasha: -Jemi në vitin 1948, unë isha në klasë të dytë! Merrje në mësim Abetaren, pak matematikë etj… Ishin 45 vajza dhe gra, i mblodhi Kryetari i Këshillit. Në një shtëpi kishim disa banka, letra dhe laps. Atje ishte edhe nëna ime me motrën. Unë fillova më mësimet direkt pas një jave. Ishte një dërrasë e lyer me të zezë që përdora për të shkruar. Plus mësimeve për mua ishte kënaqësi e madhe. Mësimi zgjaste 2 orë. Mësimi bëhej pasi unë mbaroja katër orët e shkollës. 2 vite me radhë unë e bëja këtë detyrë. Edhe vetë Zëri i Popullit shkroi: Idriz Pasha, Mësuesi më i Ri në Shqipëri.
Eljan Tanini: -Meleqe Rrënja, Mësuesja e Parë Rome në Shqipëri. Duhet të jetë edhe krenari nga njëra anë besoj?
Meleqe Rrënja: -Unë kam kaluar shumë vështirësi në jetë, mentaliteti ishte shumë i keq, po të mbeti vajza pa u martuar 14 apo 15 vjeçe ajo të mbeti te dera! Kisha një ambcie shumë pozitive!
Për gratë që më rrethonin, martesa ishte 0, nështrim! Unë desha të isha më ndryshe. Në atë kohë kishte shumë gra rome të dhunuara. Jam fejuar që në moshën 8 vjeçare, nuk më mbante dot familja. Duhet të largohesha nga shtëpia.
Dokumentat për shkollë i bëra vetë, pa djeninë e prindërve, më ndihmuan edhe njerëz të tjerë pranë meje, mësuesit etj… Jetonim në Fier, në Fermë Çlirim, kisha kërkuar të bëhesha mësuese, shofere dhe pilote! Pilote sepse në atë kohë fluturoi Yuri Gagarin. Desha të bëhesha më shumë Aviatore. Dokumentat e mia për shkollë nuk i kishin lexuar fare.
Këtë e faktoj kështu: Bursa nuk më kish dalë sepse ata nuk kishin lexuar asgjë nga unë, por ishte edhe nder për ta që një vajzë rome të shkollohej. E kisha shkruar në biografinë time se unë isha arxheshkë nga Ferma e Çlirimit në Fier.
Eljan Tanini: -Një pyetje për te cilën kam pak merak, si jeni hasur me termin, “gabelja”, “romja”, “jevga”?
Meleqe Rrënja: -Pyetja është e mirë sepse këtë problem nuk e kam hasur asnjëherë. Kam qenë shumë sistematike në punën time, thosha gjithmonë: Si mund të bëhem mësuese unë kur fëmija do më shajë! Nuk desha të shkoja në Fier 2 vite, por vajta 4 vite në Vlorë. Më pas kam shkuar në Korçë, jam ndjerë shumë mirë atje, kudo. Duhet ta bëjë çdo gjë më mirë se të tjerët. Kam dhënë mësim në Berat, kam punuar edhe në Komitetin Ekzekutiv të Beratit.
Profesor Marseli që erdhi nga Franca e që solli Abetaren në Romisht dhe Shqip na ndihmoi për të ardhur në Tiranë në vititn 1997, ndenjëm në shtëpinë e tij. Francezët atje qanin kur shihnin fëmijët tanë që lexonin shqip dhe romisht. Të bëhesh MËSUES është përgjegjësi e madhe, duhet të jesh si ai dielli me të gjitha rrezet njësoj
Eljan Tanini: -Kolegët të kanë paragjykuar?
Meleqe Rrënja: -Unë kam qenë shumë e përkëdhelur prej tyre. Punën e vajzave që unë vlerësoj sot janë: Brisilda Taço, Manjola Veizi, Luljeta Kazanxhiu. Brisilda ka qenë nxënësja ime.
Eljan Tanini: -Çfarë thanë nëna dhe babai kur morën vesh lajmin për ju?
Meleqe Rrënja: -Babai im ishte traktorist, kur mbarova klasën e 7 do të martohesha, kur ai erdhi nga puna ishte ora rreth 23:00 e natës, kishim frikë ti thonim për këtë lajm unë dhe mamaja ime, ndiheshim keq, do të mërzitej, do të acarohej. Gjyshi e tha fjalinë e parë, e uli pak tempin. Gjyshi tha se vajza do vazhdojë shkollën. Ai, babai shtangu! U gëzua shumë! Të nesërmen babai nuk vajti në punë, patëm një lumturi të madhe. Mentaliteti është më i fortë se plumbi, ne atje notonim në mentalitet. Unë duhet të perkushtohesha mbi atë që kisha marrë përsipër.
Jetonim në pallat, ishim të lidhur më bujqësinë, ishim 8 fëmijë, 5 vajza e tre djem. Ushqeheshim me djersën tonë.
Eljan Tanini: -Çfarë të pergatiti babai dhe nëna kur do të niseshe për në Vlorë?
Meleqe Rrënja: -Gjëra të thjeshta, babai të nesërmen nisi të më bëntë një valixhe. Nuk kishim lekë për një dryn, preu rripin e tij. Duruam shumë fjalët e njerëzve, sepse babai nxori vajzën nga shtëpia për të marrë shkollë. Për njerëzit unë tani do të dilja nga duart. Nëna gjithashtu me qepi disa rroba të trupit që të ndihesha më mirë atje. Për në Vlorë u nisa me Babanë, unë nuk i dija rrugët, sapo kisha mbaruar klasën e 7. Babai ishte shumë krenar. Gjyshi tha: Kur të mbarojë shkollën vajza, diplomën do ia var te mani që ta shohin të gjithë. Jam martuar në moshën 21 vjeçe. Vajza e madhe është bërë mësuese, kam pesë fëmijë. Jam bërë 8 herë gjyshe dhe dy herë stërgjyshe.
Eljan Tanini: -Pensioni sot?
Meleqe Rrënja: -Ta them mirë nuk e them dot! Shteti duhet të mendojë më shumë për ne, edhe kur marrim 300 mijë lekë pension, imagjino diksuh që merr më pak para.
Komente

Per Znj meleqe shume respekt Respekt Edhe per z idris se na cuditi O Elion po ka mesues shume te ditur e te respektuar Idrizi le te tregoje peralla me xha temen Me
Përgjigju