Skuadrat shqiptare do impenjohen sot në turin e parë kualifikues të Conference League. Duke nisur nga ora 18:45 në stadiumin "Kadrioru" në Talin, Partizani do ndeshet kundër estonezëve të Nomme Kalju.
Përpara ndeshjes në kampin e kuq janë entuziastë për të marrë një rezultat të mirë në udhëtim, për ta pasur më të lehtë më pas në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Tiranë.
Trajneri Skënder Gega konfirmoi se Isgandarli do të mungojë në ndeshjen e parë për shkak të problemeve me dokumentat, ndërsa Ismaili dhe Janjeva nuk janë ende në formën e duhur fizike për të qenë të gatshëm.bfc
"Jemi të përgatitur fizikisht 100%. Kemi ndërtuar një skuadër të re, me lojtarë të rinj dhe me ambicie. Isgandarli nuk varej nga ne, janë procedura që nuk mundëm t’i zgjidhnim në kohë. Do të jetë gati pas tre ditësh. Kemi një grup të gjerë dhe çdo lojtar ka shansin e tij", tha Gega mes të tjerash.
Ndërkohë në "Elbasan Arena" skuadra e Vllaznisë luan kundër letonezëve të Daugavpils, duke nisur nga ora 20:00. Shkodranët u zhvendosën nga "Loro Boriçi" për shkak të 'telenovelës' dhe polemikave për stadiumin, kjo pasi një koncert i Bujar Qamilit, që më pas u anulua, ndryshoi planet e Vllaznisë.
Për mediet trajneri Edi Martini tha se ekipi i tij kërkon me çdo kusht kalimin në turin e dytë.
"Jazxhi nuk do jetë për shkak të problemeve. Si Krymi dhe Mala kanë marrë goditje, por Krymi do jetë nga minuta e parë. Disa gjëra nuk na kanë shkuar siç i prisnim, i kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Kundërshtari është në mes të kampionatit, ka gjendje të mirë fizike dhe në duelet fizike janë mirë për shkak të shtatlartësisë. Do bejmë çmos që të kalojmë në turin tjetër", tha Martini.
Partizani do të përballet sot në transfertë me Nomme Kalju në Estoni (18:45), në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Talin, trajneri Skënder Gega shprehu besimin te grupi i lojtarëve të rinj dhe optimizëm për ecurinë e skuadrës.
"Jemi të përgatitur fizikisht 100%. Kemi ndërtuar një skuadër të re, me lojtarë të rinj dhe me ambicie. Besoj se jemi në rrugën e duhur. Do të jetë sfidë për shumë prej tyre, pasi për disa është debutimi në arenën ndërkombëtare, por kemi besim", tha Gega.
Trajneri pranon se kundërshtari është në mes të sezonit, gjë që e ndihmon në aspektin e formës, por thekson se Partizani ka bërë përgatitjet e duhura përmes miqësoreve dhe stërvitjeve intensive.
Gega konfirmoi se Isgandarli do të mungojë në ndeshjen e parë për shkak të problemeve me dokumentat, ndërsa Ismaili dhe Janjeva nuk janë ende në formën e duhur fizike për të qenë të gatshëm.
“Isgandarli nuk varej nga ne, janë procedura që nuk mundëm t’i zgjidhnim në kohë. Do të jetë gati pas tre ditësh. Kemi një grup të gjerë dhe çdo lojtar ka shansin e tij", tha Gega.
Në krahasim me periudhën te Partizani gjashtë vite më parë, trajneri i njohur vë në dukje ndryshime të mëdha brenda klubit, duke përfshirë infrastrukturën dhe investimet.
“Tani klubi ka fushën dhe hotelin e vet. Lojtarët janë me fat që kanë kushte të tilla. Jam shumë i lumtur me këtë grup të ri. Janë lojtarë të sjellshëm, me cilësi, dhe unë mundohem të jem shembull i mirë për ta. Tani jam edhe gjysh, ndaj kam edhe më shumë durim”, u shpreh me humor Gega.
Gega pranoi se klubi ka kaluar një fazë rinovimi, me largimin e 10 lojtarëve nga sezoni i kaluar dhe afrimin e emrave të rinj.
“Nëse vjen ndonjë lojtar më cilësor, është i mirëpritur. Edhe Reali dhe Barcelona kanë nevojë për ndërhyrje. Ne kemi ndërtuar një grup të ri, jemi optimistë se do të funksionojë. Sfida e nesërme është shumë e rëndësishme për klubin dhe për mua personalisht”, përfundoi Gega.
Partizani do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv sot në Estoni për të shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Tiranë pas një jave.
Komente
