Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka sulmuar Francën për prishjen e një marrëveshjeje të refugjatëve, teksa një grindje diplomatike vazhdoi për marrjen e anijeve të emigrantëve.
Parisi pranoi 234 emigrantë të cilët ishin në bordin e një varke që vinte nga Mesdheu, por si hakmarrje ata deklaruan se do të pezullonin një plan të mëparshëm për të pranuar 3,500 refugjatë aktualisht në Itali dhe u kërkoi vendeve të tjera të BE-së që të bënin të njëjtën gjë.
Policia franceze është urdhëruar gjithashtu të përforcojë kontrollet në pikat kufitare italiane.
“Unë u trondita shumë nga reagimi agresiv i qeverisë franceze, i cili është i pakuptueshëm dhe i pajustifikuar. Në vend që të izolojnë Italinë, do të bënin mirë të izolonin skafistët”, deklaroi Meloni në një konferencë për shtyp
Udhëheqësja e re e së djathtës të Italisë hodhi poshtë pretendimet e Francës se qeveria e saj e re po shmangte përgjegjësitë e saj për të marrë emigrantët që kalonin Mesdheun qendror.
Të enjten, ditën kur Franca pranoi të merrte anijen me 38 emigrantë, Italia pranoi 600 emigrantë, shumica e tyre mbërritën me varka të vogla, më e fundit në pothuajse 90,000 deri më tani këtë vit, vuri në dukje ajo.
“Që nga fillimi i vitit, në Itali kanë hyrë diku tek 90 mijë persona. Në marrëveshjen e zhvendosjes, pjesë e së cilës janë janë 13 vende europiane, llogaritet të zhvendosen rreth 8 mijë vetë, pra më pak se 10%. E dini sa janë zhvendosur deri tani? 117. E dini sa ka marrë Franca? 38 gjithsej”, tha Meloni.
“Për çfarë zemërohet Franca? Që Italia duhet të jetë porti i vetëm i zbarkimit të klandestinëve nga Mesdheu? Sepse nuk është shkruar asgjëkund në marrëveshje në gjë e tillë. Kjo nuk shkruhet në asnjë marrëveshje besoj se nuk është e drejtë”, tha Meloni e nervozuar.
Ajo tha se "diçka nuk po funksionon" në menaxhimin e Bashkimit Evropian të atyre që u nisën nga Afrika e Veriut duke u përpjekur të arrijnë Evropën.
“Nuk është inteligjente të debatosh me Francën, Spanjën, Greqinë, Maltën. Nuk dua ta bëj, dua të gjej një zgjidhje të përbashkët”, tha ajo.
Varka me emigrantë u lejua të ankorohej në portin jugor të Francës të Toulon rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale të së premtes në mëngjes dhe "pasagjerët kanë filluar të zbresin", u tha gazetarëve prefekti rajonal Evence Richard.
Anija fillimisht kishte kërkuar hyrje në brigjet e Italisë, e cila sipas ligjit detar është vendi ku ata duhet të kishin zbritur sepse ishte më afër, duke thënë se kushtet në bord po përkeqësoheshin.
Italia refuzoi, duke thënë se kombet e tjera duhet të mbajnë më shumë barrë për pranimin e mijëra emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë nga Afrika e Veriut çdo vit. Meloni më pas pretendoi se Franca kishte rënë dakord të merrte emigrantët, duke shkaktuar mohime të zemëruara. Emigrantët do të vendosen në një zonë pritjeje ndërkombëtare në pritje të përpunimit të kërkesave për azil.
Ndërsa, Ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin deklaroi se në bazë të rregullave të bllokut europian, emigrantët janë përgjegjësi e Italisë dhe se lëshimi i bërë këtë radhë prej palës franceze, ishte një lloj mase e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se Italisë i mungon humaniteti.
"Është e qartë se do të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet evropiane”, tha Darmanin.
Sipas Darmanin, nëntë vende evropiane janë zotuar të presin dy të tretat e emigrantëve, ndërsa pjesa e tretë e mbetur do të qëndrojë në Francë. Ai gjithashtu shtoi se Gjermania do të marrë "më shumë se 80", ndërsa Kroacia, Rumania, Bullgaria, Lituania, Malta, Portugalia, Luksemburgu dhe Irlanda do të kontribuojnë gjithashtu në emër të "solidaritetit evropian”.
Ministri i brendshëm italian Matteo Piantedosi tha se ishte "e pakuptueshme" që Franca të refuzonte kërkesën për "234 emigrantë, kur Italia ka marrë 90,000 vetëm këtë vit".
Qeveria e Macron është nën presionin e brendshëm për migracionin, veçanërisht nga Rally Kombëtare e të djathtës së fortë, grupi i dytë më i madh në dhomën e ulët të parlamentit. Marine Le Pen tha se Macron po tregohej "dramatikisht" i butë me emigracionin.