Kryeministrja Giorgia Meloni ka vendosur të anulojë të gjitha angazhimet e planifikuara për sot dhe nesër, përfshirë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Rajonit në Venecia, ka njoftuar stafi i saj duke sqaruar se ajo po kalon një gjendje me ethe që kërkon pushim.
Vendimi për të anuluar të gjitha angazhimet për sot dhe nesër ka tërhequr shumë vëmendje, sepse Meloni nuk është në formën më të mirë fizike për shkak të etheve dhe vendi është në një moment delikat, raportojnë mediat italiane.
Në datë 16 Maj, kryeministria italiane ishte në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që u mbajt për herë të parë në një vend jashtë BE, ndërsa moti nuk ishte dhe aq i favorshëm për shkak të temperaturave të ulta dhe reshjeve të shiut.
Komente
