Shefja e qeverisë italiane niset këtë javë në Uashington me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me Donald Trump në të mirë të Italisë dhe të BE.
Rruga që do të çojë Giorgia Melonin në Shtëpinë e Bardhë të enjten e ardhshme është e ngushtë dhe e rrethuar me pengesa me një synim më shumë se ambicioz: të bindë Donald Trump për vlefshmërinë e projektit për një zonë të madhe tregtare të lirë midis dy brigjeve të Atlantikut, me formulën e tarifave 'zero për zero'.
Klima është më e qetë se disa ditë më parë. Agjencia Ansa thotë se Meloni do të ketë parasysh interest europiane në Uashington dhe nuk po shkon atje për një marrëveshje italiane.
Kjo duket se konfirmohet edhe nga BE I cili këtë të hënë, konfirmoi se Presidentja e Komisionit Evropian ka qenë në kontakt të ngushtë me Melonin këto kohë qëkur u konfirmua axhenda e saj për në Uashington. Mesa duket Brukseli dhe Roma po dakordësohen për një kërkesë që Meloni mund tia hedhë në tryezë Trumpit këtë javë në shtëpinë e bardhë.
Ndërkohë, edhe Komisioneri i Tregtisë së BE-së Maros Sefcoviç do të fluturojë në Uashington për negociatat për tarifat, ku do të takohet me sekretarin amerikan të tregtisë, Hoëard Lutnick. Roma zyrtare të dy udhëtimet nuk I sheh në përplasje por përkundrazi. Negociatat ‘teknike’ të Europës po monitorohen me kujdes nga qeveria italiane e cila e shikon gotën gjysmë plot: edhe në perspective.
Vendimi i Trump-it për tarifat u komentua me fjalët më të balancuara të një lideri të BE, kur meloni u shpreh se nuk jemi në një katastrofë menjëherë pasi Trump shpalli tarifat.
Vizita e saj është parë me rezerva nga Franca e Macron, ministry I jashtëm I të cilit, disa ditë më parë e cilësoi përçarëse vajtjen e Kryeministres italiane në Uashington, pasi do të ishte në shërbim të një synimi të hershëm të Donald Trump, atij të përçarjes së Evropës.
Komente
