Italia tregoi edhe një herë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës në këtë përvjetor lufte kundër Rusisë. Kryeministrja italiane Meloni theksoi se Italia do vazhdoj të mbështesi dhe të luftoi për lirinë e Ukrainës.
"Një vit më parë Federata Ruse tronditi botën duke pushtuar Ukrainën. Rusia kishte kryer agresion ndaj fqinjëve të saj edhe më parë në të kaluarën dhe nuk i kishte shuar kurrë pretendimet për ato që ajo i quan kufijtë e saj historikë, por askush nuk mund ta imagjinonte një akt të tillë serioz. Italia është në anën e Ukrainës", kështu ka thënë kryeministrja Giorgia Meloni në një mesazh me rastin e përvjetorit të luftës në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
F.D/ReportTv.al