Georgia Meloni dhe Recep Tayp Erdogan

Bota

Meloni në Turqi, arrin tjetër marrëveshje për emigrantët

21 Janar 2024, 15:42| Përditesimi: 21 Janar 2024, 15:45

  • Share

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur nga presidenti i vendit, Recep Tayp Erdogan.

Sipas zyrës së Melonit, dy liderët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit kundër emigracionit të paligjshëm,  marrëveshje e cila çoi në një ulje prej 56% të flukseve të parregullta përgjatë korridorit Itali-Turqi.

Bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë gjithnjë e më i ngushtë edhe në lidhje me Libinë, ku ministritë e Jashtme përkatëse synojnë të lidhin një marrëveshje së shpejti.

Rreth 2 muaj më parë Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Italinë për pritjen e rreth 3000 refugjatëve afrikanë pranë portit të Shëngjinit.

Çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila aktualisht e ka shtyrë për në 24 janar seancën.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?