ROME- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vërshoi akuza ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të cilët kanë nisur një hetim ndaj saj dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit të saj. Meloni ndërhyri në një panel ku dialogohej për politikën ku evidentoi ato që sipas saj janë dëmet që I vijnë Italisë dhe Ekonomisë së saj kur të huaj, mundësisht investitorë informohen me lajme të tilla.
Impakti I lajmeve të tilla, në vendet e huaj nuk është I njëjtë si në Itali. Për fat të mira italianët në vendin e tyre e dinë të vërtetën kur mësojnë ngjarje të tilla, por të huajt jo. Më thoni: ccfarë do të mendonte një investitor norvegjez që ka vendosur të investojë 8 miliardë euro në Itali? Të investoj 9, 8 apo zero? tha Meloni
Meloni më pas akuzoi disa gjyqtar se duan të diktojnë më veprimet e tyre politikat kombëtare italiane.
Janë disa magjsitratë, që për fat të mirë janë pak të cilët duan të vendosin politkën industriale ambientale atë të emigracionit, reformimin e drejtësisë, shpenzimet që bëjmë ose jo. Praktikisht, duan të qeverisin ata. Vetëm se këtu ka një problem. Nëse unë gaboj qytetarët më dërgojnë në shtëpi, por nëse ata gabojnë qëndrojnë aty. Asnjë pushtet në botën demokratike nuk funksionon kështu.
Meloni pak ditë më parë njoftoi publikisht se është në hetim. Dyshimet janë se Meloni dhe zyrtarë të saj favorizuan Osema Almasri, një ish general të Libisë të arrestuar i cili u riatdhesua me një avion shtetëror. Meloni e quan çështjën një shantazh.
Komente
