Bota

Meloni: Rusia ende asnjë hap konkret për nisjen e negociatave me Ukrainën! Përveç Vatikanit, Zvicra dhe Turqia dy alternativat e tjera ku mund të mbahet takimi

23 Maj, 10:54| Përditesimi: 23 Maj, 15:16

  • Share

  Rusia dhe Vladimir Putin nuk kanë dhënë ende asnjë shenjë pëlqimi ose refuzimi për Vatikanin si alternativë për të zhvilluar negociatat e armëpushimit dhe paqes me Ukrainën. Sipas kryeministres italiane Giorgia Meloni, edhe pse diskutimet e liderëve të perëndimit vijojnë, Kremlini nuk është shprehur ende për këtë alternativë.

Shefja e qeverisë italiane tha pas një telefonate me Donald Trump të enjten se synimi kryesor i perëndimit janë negociatat serioze duke nënkuptuar se nuk do të nxitohet vetëm për çështjen e vendodhjes.

“Përtej datave dhe vendeve, prioriteti është që të ketë negociata serioze, ku bashkëbiseduesit të demonstrojnë vullnetin dhe dëshirën e tyre për të bërë përparim. Ky është thelbi i punës që duhet të bëjmë tani, për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse, e cila nuk injoron garancitë e sigurisë për Ukrainën”, tha Meloni.

Meloni dha edhe një shpjegim sesi mund të ndërtohet procesi i negociatave Rusi-Ukrainë.

“Ne po punojmë me shumë liderë evropianë dhe amerikanë për të arritur sa më shpejt negociatat, që mund të fillojnë nga niveli teknik dhe më pas të arrijnë në nivelin politik”, shtoi ajo.

Vatikani ka pranuar të presë delegacionet ruse dhe ukrainase, me Papa Leonin e XIV i cili publikisht që prej zgjedhjes së tij ka apeluar fundin e luftës.

La Republica këtë të premte raporton për lokacione të tjera ku mund të zhvillohen negociatat. Zvicra neutrale është një alternativë e re ndërsa Stambolli gjithashtu shihet si një zgjedhje e cila mund ti pëlqejë Vladimir Putin.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?