Meloni bën pjesë tek gjenerata e re e politikanëve italanë që kanë pasur pak ose thuajse fare kontakte të drejtpërdrejta në Shqipëri. Shumica e këtij brezi politikanësh nuk ka shkuar asnjëherë në Shqipëri as si vizitor, por as me angazhime paraprake qeveritare. Ajo që ata din për Shqipërinë është ajo që kanë shkruar mediat dhe çfarë reportazhes kanë trasmetuar televizionet.
Në fakt, në 30 vitet e fundit më shumë është shkruar për rastet e kronikës së zezë në lidhje me emigrantët, ku shpesh herë me steriotipe dhe me paragjykime rastet sporadike apo individuale janë përgjithësuar si fenomene të përgjithshme duke i futuar të gjithë shqiptarët, të ndershmit dhe të pa ndershmit, punëtorët dhe jo punëtorët në një "çorbë".
Shpesh brezi i Giorgia Melonit realitetin e Shqipërisë e lidhin me realitetin e emigracionit shqiptar në Itali. Madje, nuk janë pak rastet që disa prej tyre u ka mbetur ora tek vitet 90 të eksodeve masive. Shqiperia edhe pse ka kaluar trauma tranzicioni është një vend që ka intelektualë, profesionistë të zotë, sipërmarrës të ndershëm e të gjithë së bashku, ndoshta kanë atë shpirtin e zhvillimit e progresit që vetë italianët kishin në vitet '60!
Në fakt, Shqipëria edhe pse vendi përballë i ndarë nga vetëm një det kishte mbetur një vend thuajse i panjohur për italianët ose në raste të tjera i mbushur me legjenda e me trillime. Vetëm vitet e fundit mediat italiane kanë filluar të kenë një qasje pozitive për "vendin përballë" e më në fund një qasje të merituar. Shqiperia ka shumë gjëra për të përmisuar, por një gjë është e sigurt se shqiptarët kanë dëshirë të ecin përpara në ritmet e modernizimit.
Shqipëria nuk është vendi i tretë i Botës apo një vend i lënë në harresë, por perkundrazi ka plotë të rinj që zgjedhin të studiojnë, të bëhen inxhinier të zotë, mesues të mirë, mjekë të kualifikuar. Dashuria e shqiptarëve për Italinë, kulturën dhe gjuhën italiane është relativisht e lartë. Madje më e lartë se aspetativat e instituteve italiane që operojnë në vend. Pra, kerkesat e shqiptarëve për të mësuar italisht dhe kulturën italiane është më e madhe se mundësia reale që ofron Italia përmes institucioneve të saj.
Legjendat popullore në Itali se nëse në Shqipëri a ka makina, celular apo kafe të mirë ekspres kanë mbaruar e për fat të keq ndonjëherë e me raste të rralla qarkullojnë në ambiente të izoluara si legjenda urbane.
Vizita e Melonit ka një rëndësi të madhe, sepse një lidere e të Djathtës viziton në mënyrë private Shqipërinë duke dalë jashtë protokollove zyrtare siç kishte ndodhur në apo pak raste, kur kryeministrat italianë nga aeroporti kishin ardhur në Kryeministri, Parlament e në Presidencë, pa parë jashtë protokollit realitetin social dhe po ashtu Shqipërinë e 2023.
Gazetarët e mirë e profesionsit shqiptarë , brenda mundësive duhet të gjejnë hapësirën ta intervistojnë Melonin këto ditë të qëndrimit në Shqipëri. Megjithatë jam i sigurt se do të jetë vetë Meloni që do të flas për eksperiencën e saj në Shqipëri e po ashtu jam i bindur se ajo do të reflektoj me qëndrimet e saj edhe në raport të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë. Meloni do të jetë një lider dominues në politikën italiane në vitet në vazhdim dhe eksperienca e saj në Shqipëri ngjan këto ditë si vizita e Edith Durham.