Giorgia Meloni dhe Papa Leon XIV

Bota

Meloni telefonon Papën Leon XIV, Selia e Shenjtë konfirmon: Të gatshëm të presim një samit midis Moskës dhe Kievit

21 Maj, 07:41| Përditesimi: 21 Maj, 07:58

  • Share

Është një garë kundër kohës. Për të kapërcyer rezistencat e Moskës, për të ndërtuar “opsionin Vatikan”. Giorgia Meloni lëviz. Në mbrëmje, flet me Papa Leonin XIV. Atij i kërkon disponueshmërinë e Selisë së Shenjtë për të pritur një samit mes Rusisë dhe Ukrainës. Dhe merr miratimin nga Ati i Shenjtë. Samiti, nëse të gjithë pjesët përputhen, mund të mbahet që javën e ardhshme. Me çfarë formati, ende nuk dihet: është e qartë që diplomacia synon objektivin maksimal (dhe më pak të mundshëm), atë me Putinin dhe Zelenskyn.

Është një telefonatë e përgatitur gjatë gjithë ditës. Punon drejtpërdrejt Meloni. Në qendër të bisedës janë “hapat e ardhshëm për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”. Vetëm pak orë më parë, thotë kryeministrja italiane, Donald Trump dhe liderët e tjerë evropianë i kishin kërkuar të verifikonte nëse Selia e Shenjtë është gati të “presë negociatat”. Rezultati i kontakteve me Leonin XIV është pozitiv: “Gjeta te Ati i Shenjtë konfirmimin e disponueshmërisë për të pritur në Vatikan bisedimet e ardhshme mes palëve”. Një hapje për të cilën Meloni shpreh “mirënjohje të thellë”, duke parë “angazhimin e tij të pandërprerë në favor të paqes”.

Nuk është hapi i vetëm diplomatik i kryeministres. Pas bisedës me Papën, informon për rezultatin Emmanuel Macron, Keir Starmer, finlandezin Alexander Stubb, Fredrich Merz dhe Ursula von der Leyen. “Do të ruajmë një koordinim të ngushtë në pritje të raundit të ri të negociatave të synuara drejt një armëpushimi dhe një marrëveshjeje paqeje”, bën të ditur. Flet dy herë gjithashtu me Volodymyr Zelenskyn. Lideri kujton kërkesat e Kievit, duke dërguar një mesazh implicit për Trumpin, i cili prej dy ditësh ka ndaluar së kërcënuari me sanksione ndaj Putinit: “Është e nevojshme një armëpushim dhe një diplomaci e ndershme. Ukraina është gati. Duhet të garantojmë që edhe Rusia të jetë”. Një pozicion i ndarë nga kryeministrja italiane.

Sipas faqes amerikane Axios, në telefonatën e pardjeshme me tycoon-in dhe vullnetmirët, kryeministrja italiane do të kishte kërkuar që SHBA-të dhe BE të përfshiheshin në negociata. “Dikush – do të kishte shtuar, sipas Axios – duhet të marrë rolin e gjykatësit”.

Meloni punon për një takim në Vatikan, pra. Por ndesh në rezistenca nga Franca. Është një Macron i habitur dhe i irrituar, ai i orëve të fundit. Telefonata e Trumpit ka qenë një dush i ftohtë: për pak minuta, presidenti amerikan ka mbyllur planin e vullnetmirëve për një armëpushim “pa kushte” dhe ka refuzuar sanksione të reja ndaj Moskës. Prandaj që nga mbrëmja e së hënës, Elizee ka hyrë në një modalitet heshtjeje. Macron, i cili në javët e fundit kishte udhëhequr iniciativat kontinentale, është gjetur papritur në cep. “Ndonjëherë ndihemi të pafuqishëm”, i ka besuar ditët e fundit një bashkëbiseduesi, duke folur për marrëdhënien e ndërlikuar me Trumpin e paparashikueshëm.

Ajo që shqetëson Elizeun, megjithatë, është edhe forma: Uashingtoni ka vendosur të ndryshojë formatin e telefonatës, duke prishur trekëndëshin mes Parisit, Berlinit dhe Londrës. Përfshirja e Italisë – e interpretuar në kryeqytetin francez si një lëvizje për të përfshirë strategjikisht Melonin – ka thelluar tensionin. Dhe ka forcuar një hipotezë që konsiderohet me vështirësi e zbatueshme: negociata paqeje në Vatikan (edhe pse në bisedimet ku ka marrë pjesë Meloni, thonë burime italiane, nuk do të kishte vendosur asnjë vetë dhe madje do ta kishte cilësuar si “shumë të mirë” këtë opsion).

“Rusët nuk do të shkojnë kurrë në Vatikan”, thotë prerazi një burim diplomatik në Paris. I cili shton: edhe Zelensky, ndonëse zyrtarisht mban një pozicion të hapur, ka disa dyshime për ndërmjetësimin e Selisë së Shenjtë, për shkak të deklaratave të kaluara të Papa Françeskut. E megjithatë, hipoteza e Romës mbetet më se konkrete: në kancelaritë flitet madje për një përshpejtim në prag të fundjavës së ardhshme.

Është në këtë kontekst që Macron ka rilançuar një kundërpropozim, të ndarë me Berlinin dhe Londrën: të kthehen negociatat në Zvicër, në Gjenevë. Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter i ka përsëritur Zelenskyt ofertën zyrtare për të pritur bisedimet. Duke marrë këtë përgjigje: “Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë: Turqinë, Vatikanin apo Zvicrën”.. Nuk është e thënë që Moskës t’i pëlqejë. Kremlini i përmend Bernës se nuk respekton më “parimin e saj të neutralitetit”, pasi ka vendosur të harmonizohet me sanksionet e BE-së./La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?