VIDEO/Meloni-t ‘i soset durimi’ nga vonesa e Biden për hapjen e samitit të NATO-s, mimikat e saj bëjnë xhiron e rrjetit

12 Korrik, 16:56| Përditesimi: 12 Korrik, 17:05

  • Share

UASHINGTON-Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni duket se është mërzitur teksa ajo dhe liderët e tjerë po prisnin që presidenti amerikan Joe Biden dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, të hapnin sot ditën e tretë të Samitit të NATO-s.

Teksa ishte duke biseduar me presidentin finlandez Alexander Stubb, Meloni fillimisht shikon orën dhe më pas bën një mimikë të çuditshme duke shtrembëruar fytyrën, një shenjë se ajo nuk po duronte më të priste. Reagimi i saj tërhoqi mjaft vëmendje, ndërsa video u bë virale në rrjetet sociale.

Biden dhe Stoltenberg erdhën rreth orës 10:40 të mëngjesit, shkruan New York Post.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti lë në pritje Melonin. Edhe në takimin e G7 i cili u mbajt muajin e kaluar në rajonin e Pulias, Itali, Biden ishte një nga liderët që mbërriti i fundit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?