Ardian Mema, trajner i Tiranës

Mema për derbin Tirana-Partizani: U bë kohë pa fituar, spektaklin e kanë dhënë gjithmonë tifozët

29 Nëntor 2018, 17:37| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 17:44

  • Share

Derbi i kryeqytetit rikthehet sërish të premten me dy skuadrat që vijnë jo në momentin e duhur, pavarësisht se Partizani renditet ne vendin e parë. Presioni më i madh është sigurisht te Tirana, pasi bardheblutë fitoren e fundit në supersfidën e kampionatit tonë e kanë para 14 ndeshjesh.

Në prag të sfidës trajneri Ardian Mema shprehet: “Pres rezultate, unë dhe futbollistët. U bë kohë e gjatë pa fituar. Na ka munguar, do të ishte kënaqësi po të fitonin.”

Tirana në këtë derbi do të duhet t’ia dalë pa një komponent të rëndësishëm siç është tifogrupiultras “tirona fanatics”. Kjo jo se ata janë të dënuar, por sepse u duket e papranueshme të mbështesin ekipin si tifoz miq në një stadium që e konsiderojnë të tyrin.

Për këtë çështje trajneri Mema shprehet: “Që kur kam lënë futbollin, tifozët kanë dhënë spektakël dhe ne nuk e kemi shijuar. Më shumë ka pasur spektakël në shkallë. Ata kanë luajtur më mirë se lojtarët, shpresojmë që spektakli të jetë në fushë."

Për Tiranën do të ishte e papranueshme një tjetër disfatë, pasi përveçse është derbi, do t’i komplikonte akoma më shumë pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?