Memaliaj/ 20 fëmijë në shkolla e kopshte preken nga lija e dhenve! Edukatorja: Nuk është pezulluar mësimi...'zgjidhja' jepet nga prindërit (VIDEO)

18 Shkurt 2020, 11:31| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 14:57

  • Share

MEMALIAJ- Sëmundja e fëmijërisë, siç njihen ndryshe lija e dhenve është shfaqur në Memaliaj ku janë prekur 20 fëmijë të konfirmuar zyrtarisht, ndonëse flitet për një shifër edhe më të lartë. Nga 20 fëmijë e prekur, 15 janë në shkollën 9-vjeçare të qytetit "Nimete Progonati" dhe 5 prej tyre në kopshtin pranë, por kjo nuk ka sjellë pezullim të procesit mësimor, sepse zgjidhja është gjendur nga vetë prindërit. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga edukatorja e kopshtit, e cila shprehet se fëmijët që kanë shfaqur sëmundjen e lisë, siç njihet në gjuhën popullore, nuk kanë ardhur në kopsht.

"Kemi pasur raste të sëmundjes së lisë, i kemi identifikuar dhe që në ato moment fëmijët nuk kanë ardhur në kopsht", tha edukatorja për Report Tv.

Lija e dhenve, ose siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore Variçela, prek kryesisht fëmijët e vegjël dhe më pas transmetohet nëpërmjet ajrit, spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet rrobave apo sendeve që ka në përdorim i sëmuri. Në fillim shfaq temperaturë dhe më pas me puçrra në lëkurë, që përthahen pas rreth disa javësh. Sëmundja ka kryesisht karakter sezonal dimër-pranverë, dhe pothuajse e kalojnë të gjithë fëmijët e vegjël.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?