Arma e sekuestruar

Kronikë

Memaliaj/ Fshihte armë për llogari të një grupi kriminal, në kërkim 20-vjeçari (EMRI)

14 Prill, 13:09| Përditesimi: 14 Prill, 13:19

  • Share

Memaliaj-Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Policia e Memaliaj ka goditur një rast të fshehjes së armëve të zjarrit për llogari të grupeve kriminale. 

Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, armët e zjarrit.

Samuel Qendraj akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërkohë 2 armët - kallashnikov u gjetën brenda një çante sportive në një dhomë e cila shërbente si një magazinë.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.    

Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën së 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.    

Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

  Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?