Kronikë

Memaliaj/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 71-vjeçari

1 Maj, 11:27| Përditesimi: 1 Maj, 12:36

  • Share

Një aksident rrugor është shënuar gjatë mesnatës së sotme në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës". Një 71-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e motorit.

“Rreth orës 01:55, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje”, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?