Memaliaj/ Jeta në skamje e nënës me dy fëmijë të vegjël! Ylemaja kërkon ndihmë: Jemi pa shtëpi e pa bukë, lypim në rrugë

15 Qershor, 14:56| Përditesimi: 15 Qershor, 22:28

  • Share

Ylema Dulaj jeton në kufijtë ekstremë të varfërisë. Nëna e dy fëmijëve endet rrugëve për të siguruar bukën e gojës për fëmijët 6 dhe 4 vjeç. E divorcuar nga burri pasi ky i fundit e rrihte sistematikisht, e braktisur nga familjarët e saj, pasi nuk e përtypën dot divorcin.

Ajo jeton në këtë ngrehinë që e quan "shtëpi" në fshatin “Krahës 1” të Memaliajt. Një dhomë e përshtatur për të fjetur dy vocërrakët. Me tavanin e çarë, gati për t’u shembur, muret me gurë, pa derë, pa dritare. Një mbulesë plastmasi e improvizuar në një dhomë tjeter që shërben për gatim. Por as kjo shtëpi e rrënuar nuk është e saj, por e një të afërmi që është larguar nga fshati. 

Bashkia Memaliaj e trajton me një pagesë prej 4 mijë lekësh në muaj, ndërkohë që këto të holla nuk u dalin për ushqim. Për Report TV ajo rrëfen vuajtjet që e kanë shoqëruar në katër vitet e fundit qysh pas lindjes së vajzës dhe divorcit nga ish bashkëshorti. Prej 2019-ës jeton në këtë ngrehinë pa dijeninë e të zotit të shtëpisë. Me lot në sy, ajo rrëfen dramën e vet dhe apelon për ndihmë. Ndoshta është e vetmja nënë që nuk ka vënë ushqim në gojë për një javë rresht, pasi sfida e saj është të sigurojë një kafshatë bukë për të vegjlit. Shpeshherë i nxjerr fëmijët në rrugën nacionale Krahës-Tepelenë për të lypur nga mjetet e rastit.

Report Tv u interesua në Bashkinë e Memaliaj për rritjen e mbështetjes financiare, por sipas zyrtareve lokalë vetëm pagesë 4 mijë lekëshe është e mundshme, bazuar në kriteret e qeverisë për ndihmën ekonomike.

Nëse keni dëshirë për të ndihmuar familjen Dulaj kontaktoni në këtë numër +355 69 455 5006

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Unë: 16/06/2024 16:12

    Alô shteti shqiptar ? A ka mundësi të ndihmohet me rindertimin e shtëpisë dhe ushqim e veshmbathje,pushime,sigurim shëndetësor e punë të rregullt kryefamiljarja??

    Përgjigju
  • Vani: 16/06/2024 02:23

    E DHIMBSHME !!!!!!!!!!! ZOT i madh në QIELL , ndihmoje kètè Heroinë dhe FĒMIJÈT e saj té vegjël ???????????????????????????????? ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Iris: 16/06/2024 00:44

    Mjerimi s'kerkon meshire,por te drejte,ka thene Migjeni.A ka njeri qe t'i ofroje nje vend pune te sigurt ne zone kesaj zonje??

    Përgjigju
    • Or tej: 16/06/2024 12:22

      Dikur na indoktrinonin duke na thene qe keto gjera ndodhnin vetem ne kapitalizem dhe jo nen qeverite socialiste or teeeejjjjj

  • Atedhetari: 15/06/2024 23:55

    Si mund ti ndohmojme nga jashte ?

    Përgjigju
  • Barzaghi: 15/06/2024 19:57

    Ky asht realiteti i hidhur i fshatit shqipetar. Ku Jane qeveritaret dhe politikanet hajdute?

    Përgjigju
  • Toni: 15/06/2024 18:03

    Rilindja ka leke per afganet dhe afrikanet e Shengjinit, por jo per shqiptaret e varfer.

    Përgjigju
  • Luan: 15/06/2024 16:19

    Prsh! Si mund ti ndihmojme???

    Përgjigju
  • erald: 15/06/2024 16:05

    na tregoni si ta ndihmojme urgjentisht

    Përgjigju
    • Malësori: 15/06/2024 23:52

      Kontakto redaksinë i nderuar . ZOTI I MADHËRUAR i ruajtë këtë familje! E tmerrshme !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?