Memaliaj-Një 61-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar në flagrancë, pasi kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij.
Efektivët e policisë sekuestruan mjetin prerës (sëpatë) në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.