Memaliaj/ Mbyllen guroret e Kalivaçit, nis pyllëzimi! Malaj: E kthejmë në fshat turistik, do mbillen 5 mijë ‘Akacie’

13 Shkurt, 16:14| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:29

  • Share

Kalivaçi është shembulli më i qartë sesi dora e njeriut shndërroi në mjedis të dëmtuar një vend me bukuri magjepse, pjesë e listës së 100 fshatrave për zhvillim turistik. Guroret e ligjshme e të paligjshme kanë shfrytëzuar kodrat për 30 vite. 

Bashkia Memaliaj ka marrë iniciative për të pyllëzuar zonën që ka qenë gurore.

Janë 5 mijë fidanë që do të mbillen në territorin e Bashkisë Memaliaj që përbëjnë gati 20 ha për rikuperimin e pyjeve të dëmtuara.

“Bashkia Memaliaj ka ndërmarrë një aksion për reahabilitim e guroreve në Kalivaç duke i sheshuar dhe pyllëzuar, duke i kthyer në gjendjen e mëparshme, pasi firma me apo palicence e kanë shfrytëzuar gjithë fshatin duke shkulur gurë dhe duke krijuar gjendje katastrofë. Në aksion na janë bashkuar banorë të zonës të cilët e kanë shfrytëzuar dhe nuk e kanë rikthyer në gjendjen e mëparshme. Ata na janë bashkuar dhe po punojmë së bashku. Janë 5 mijë rrënjë akacie që do të mbillen në këto zona”, u shpreh Albert Malaj kryebashkiak i Memaliajt .

Kalivaçi i cili shtrihet në brigjet e lumit Vjosa, Park Kombetar, ka resurse natyre qe mund te shfrytëzohen për turizëm.

“Fshati Kalivac është dhe tek projekti i 100 fshatrave dhe nuk mund ta linim në gjendjen që ishte katandisur”, theksoi Malaj.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/02/2024 01:13

    /AGRONOM/,kur keni renditur emra arroresh,besoj se jeni nisur me idene e prodhimit qe merret prej tyre,por dhe nga akacia merret prodhim,me saktesisht ekstrakti i tyre perdoret ne industrine e esencave,parfumeve,kozmetikes,sapuneve dhe eshte industri shume fitimprurese.Per mendimin tim 5000 fidane jane pak,duhet te mbjellin me shume.Do te ishte nje mundesi tjeter te ardhurash per banoret e zones,se vetem turizmi sezonal nuk mjafton.

    Përgjigju
  • Agronomi: 13/02/2024 17:00

    Po mbillni Arra Lajthi a Gështenjë!?pse jo bimë autoktone e me largpamësi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?