Ndodhemi në mes të rrugës në qendër të qytetit Memaliaj. Pas krahëve të mi ndodhet tregu industrial apo siç quhet ndryshe nga banorët e Memaliaj, tregu i fshatarëve. Shitja e frutave dhe perimeve në mes të rrugës ku kalojnë edhe automjetet është shqetësimi i hershëm për banorët e Memaliajt.
“Më keq se kaq nuk ka ku vete. Është bërë shkretëtirë nga të gjitha drejtimet”, shprehet një qytetar i Memaliaj.
“Ka mbaruar çdo gjë, njerëzit nuk kanë të blejnë por edhe treg nuk ka”, thotë një blerëse.
Ju e shikoni vetë, ja si është gjendja në treg. Deshën ta bënin këtu, por vetëm hodhën ca beton dhe e kanë lënë ashtu të shkretë. Nuk kanë bërë as treg asgjë”, thotë një blerës.
Por edhe për shitësit kërkojnë një treg me standarde.
“As në ‘50 që kam lindur unë nuk ka qenë në këtë gjendje tregu. Kam vetë i katërti këtu zëre se jam pa bukë, çfarë të them gjë tjetër unë”, shprehet një tregtare.
‘Treg s’kemi se po të kishim nuk shesim në rrugë. Na është premtuar nga Bashkia e presim të na bëhet. Kushtet siç i shihni vetë, shumë të mira”
Për kryebashkiakun Gjolek Guci, ekziston një projekt i hartuar për ndërtimin e një tregu të ri, ka munguar financimi i tij.
“Krijuam ambientin e parë. Hodhëm shtresën e parë të betonit. Kemi bërë projektin dhe jemi në momentin për të gjetur një treg të ri për financimin e projektit”, thotë ai.
Në këtë hapësirë operojnë me shumë se 15 tregtarë.
Sikur sme besohet. Hajt se e rregullon Fondi hajduteve
Përgjigju