Sociale

Memaliaj ruan kujtesën e minatorëve të qymyrgurit, turistët e huaj interes për muzeun e minierës në Memaliaj

4 Maj, 16:54| Përditesimi: 4 Maj, 17:10

  • Share

Me bukuri të shumta natyrore, histori e tradita, Memaliaj është një krahinë e mrekullueshme por ende e pa eksploruar.

Bashkia ka çelur një muze, cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e turizmit. Quhet muzeu i minieres dhe në të gjenden të ekspozuara veglat bazike të minatorëve si kazma, helmeta, ndriçuesi kokor dhe instrumente të tjera.

Në muze takojmë një grup turistësh nga Zvicra, kuriozë për të parë si ka funksionuar industria minerare në kohën e komunizmit.

“Kam ardhur disa herë në Shqipëri por është hera e parë që më jepet mundësia të shoh muzeun e një miniere të famshme. Natyra është e bukur edhe ne në Zvicër kemi shumë zona malore të ngjashme me Memaliajn. Qyteti ndodhet në pozicion të mirë, pranë lumit të famshëm Vjosa dhe njerëzit janë shumë miqësore”, tha turistja.

“Jam shumë i gëzuar që mu dha mundësi të shoh këtë muze, natyrisht dhe qytetin e Memaliaj, i cili dikur ka qenë i famshëm por tani është braktisur pas mbylljes së minieres. Megjithëatë ket gjetëm nejrëz të dashur dhe ky qytet mund të ketë shanse për zhvillim”, u shpreh turisti.

 

 

               

 

 

Edmond Sala, përgjegjësi i muzeu, shprehet se prej muajit mars kanë pritur disa grupe turistësh nga Polonia, Çekia dhe Gjermania. 

 

Miniera e Memaliajt nxirrete  28% të sasisë së qymyrit në shkallë vendi. Deri në vitet ’90, qyteti numëronte mbi 12 mijë banorë shumica familje minatorësh, sot jo më shumë se 2 mijë. Shkak për braktisjen është mungesa e punësimit, ndaj e vetmja shpresë për rigjallërimin e zonës është turizmi.

 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?