Memaliaj/ Subvencionet për grurin, skualifikim i padrejtë! Fermerët: Kostot në bujqësi të larta, shteti s’na mbështet

6 Mars 2023, 17:18| Përditesimi: 6 Mars 2023, 17:25

  • Share

Shumë fermerë në fshatin Anë Vjosë të Memaliajt kanë hequr dorë nga kultivimi i grurit. Ata thanë se janë skualifikuar padrejtësisht nga skema mbështetëse e subvencioneve në bujqësi edhe pse kanë dorëzuar dokumentet pranë AZHBR-së rajonale.

“Kemi bërë dokumentet jo vetëm unë por dhe të babait, brenda afatit i dorëzuam dhe nuk morëm gjë. Ishin të gjitha mashtrime!. Kisha në plan për të mbjellë 1 ha grurë sepse doli njoftimi se kush mbjell një hektarë grurë do të marrë 300 mijë lek, por aplikova nuk mora gjë ndaj dhe nuk mbolla grurë”, u shpreh një fermer.

“Unë kam aplikuar, kam dal fitues por asnjë lek s’kam marrë. S’di kur do na i japin se iku mbaroi viti, erdhi tjetri”, tha një tjetër fermer.

Ka nga ata fermerë të cilët janë rikthyer nga emigracioni, por kur konstatojnë padrejtësi, mendojnë sërish largimin nga Shqipëria njësoj si 32 vite më parë.

“Më thanë dokumentet i ke në rregull, por nuk e merr naftën se skadoi afati. Unë i dorëzova në datë 23, ora 12:00 dhe më thanë janë mbyllur aplikimet. Për një orë unë u dogja, nuk mora naftën time as të vëllezerve se ne kemi 7-8 ha tokë. Unë kam punuar 30 vite në Greqi, u ktheva para 5-6 vitesh por sërish mbeta pa bukë, shteti nuk të ndihmon për të zhvilluar bujqësinë dhe jam gati sërish të iki në Gjermani, Suedi e ku të jetë”, tha një fermer.

Për vitin 2022, Ministria e Bujqësisë akordoi një fond prej 500 milionë lekësh subvencion për kultivimin e grurit. Në përfundim të procesit, në tetor 2022 u shpallën 3127 fitues në mbarë vendin, ndërsa numri i aplikimeve ishte 7466 fermerë. Ç’ka do të thotë se gjysma e tyre janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?