Memaliaj, therën lopën dhe dyshohet se u infektuan me antraks, mishin e shitën në të gjithë fshatin

11 Korrik 2020, 12:53| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 15:34

  • Share

Dy burra të moshës 50 dhe 30 vjeç janë shtruar në spitalin rajonal "Omer Nishani" të Gjirokastrës pasi kanë shfaqur temperaturë dhe simptoma të ngjashme me sëmundjen ngjitëse të antraksit. 

Burime për Report TV thanë se ata janë banorë të fshatit Gllavë në Bashkinë e Memaliajt. Mësohet se dy dite me pare dy personat kishin therur një lopë në kushte shtëpie pa inspektimin veterinar. Me pas mishi i therur është shitur tek banoret e fshatit.

Mjeku Roland Karalli thekson se në drejtim të Gllaves është nisur një grup specialistesh që udhëhiqet nga një mjek infektolog për të vërtetuar dyshimet e ngritura për këtë rast.

Sëmundja e Antraksit apo siç njihet ne gjuhen popullore "e plasjes" shfaqet në mot të thate sidomos në periudhën e verës.

Dy pacientët po marrin aktualisht mjekim, por problem në këtë spital mbetet mungesa e një mjeku specialist, infeksionist.

Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2020 01:43

    /MERI/ sigurisht qe shitet dhe konsumohet,mos u cudit.Ne kohe te pare kjo ishte e zakonshme,edhe tani ka raste por eshte me e kufizuar e behet me shume me mirebesim.Njerezit reagonin dikur vetem kur antraksi binte ne mase tek tufat e kafsheve ose kur e pesonin vete .Veterinere ka pasur gjithmone ,por diku per shkak te injorances,diku per mungese parash nuk thirreshin.Shteti ka pas bere fushata dikur kunder antraksit,por keto fenomene perseriten kohe pas kohe.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 11/07/2020 14:37

    Mire COVID-19 por edhe antraksi na duhet tani?

    Përgjigju
  • meri: 11/07/2020 13:37

    Si mund te shitet mishi pa i'u kontrolluar nga Veterineri ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?